Si të përgatisni brusketa me domate dhe djathë

Brusketat me domate dhe djathë janë një ushqim shumë i lehtë dhe i shijshëm. Janë ideale për të gjithë ata që vuajnë nga stomaku ose problemet e ndryshme me tretjen.

Përbërësit:

  • 4 kokrra domate të prera në kubikë,
  • Disa fleta borzilokë,
  • ½ filxhani vaj ulliri,
  • 2 lugë kafeje uthull balsamike,
  • 200 gram djathë mocarela,
  • Kripë dhe piper.

Përgatitja:

  1. Ndizeni furrën në 400 gradë Celsius. Në një tas hidhni domatet, uthullën balsamike, 1 lugë gjelle vaj, borzilokun, kripën dhe piperin.
  2. Trazojini mirë me njëra-tjetrën. Lyejini fetat e bukës me pak vaj dhe vendosini në një tavë. Secilën prej tyre e lyeni sipër me djathë mocarela.
  3. Lërini të piqen përreth 10 minuta, sa buka të jetë thekur dhe djathi të ketë shkrirë. Pasi t’i keni hequr nga furra secilës prej tyre i shtoni përzierjen me domate që përgatitët. Ju bëftë mirë! Shije.al