Sonte zhvillohet super meçi Joshua – Povetkin

Ata do të ndeshen sonte në stadiumin Wembley Anthony Joshua dhe Alexander Povetkin do të ndeshen sonte më 22 shtator në stadiumin Wembley në Londër. Meçi mes Anthony Joshua dhe Alexander Povetkin është në një tjetër përplasje e madhe e peshave të rënda.

Rusia është sfiduesi i detyrueshëm i titullit WBA të Joshuas dhe britaniku gjithashtu do të mbrojë titujt e tij WBA Super, IBF, WBO dhe IBO në duelin e sotëm në Londër. Ky ballafaqim pritet të fillojë nga ora 23:00, mirëpo mund të ketë paksa vonesa për shkak të takimeve paraprake.

Anthony Joshua, nuk njeh humbje deri më tani, pasi në ka fituar 21 duele, prej të cilave 20 me nokautë, kurse Aleksander Povetkin ka zhvilluar 34 ballafaqime, ku numëron vetëm një humbje. Ai ka arritur 24 fitore me nokautë.