Sulm me armë në një festival në SHBA, një i vdekur, 20 të plagosur

Një person u vra dhe të paktën 20 persona u plagosën gjatë një sulmi me armë në një festival kulturor në Nju Xhersi, SHBA.

Mediat raportojnë se krismat nisën rreth orës 2:24 të mëngjesit në festivalin e natës.

Policia raporton se të paktën një person humbi jetën.

20 persona janë plagosur, mes tyre katër janë në gjendje të rëndë. Një adoleshent 13-vjeçar është në rrezik për jetën.

Policia thotë se ka identifikuar dy të dyshuarit.

Një prej tyre është arrestuar.