Sytë e adoleshentëve zbulojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Bazuar në një hulumtim të ri, mjekët në Australi pohojnë se vetëm përmes syve të adoleshentëve, mund të zbulojnë rrezikun e ardhshëm të sëmundjes së zemrës.

Sipas autorëve të këtij hulumtimi, theksohet se mirëqenia e dobët dhe disa ndryshime strukturore në retinë janë të lidhura së bashku me një rrezik në rritje të sëmundjes së ardhshme kardiovaskulare, njofton Klan Kosova.

Hulumtuesit gjetës se adoleshentët – veçanërisht meshkuj- me cilësi më të dobët shëndetësore të lidhura me jetën, kishin arteriolarë më të gjerë dhe më të ngushtë të venave të gjakut në retinë.

‘Këto ndryshime të veçanta janë tregues të mundshëm për rrezikun e ardhshëm të sëmundjeve kardiovaskulare’ potencohet në raport, njofton Klan Kosova.

Studimet e mëparshme kanë gjetur një lidhje midis anëve të gjera retinale të gjakut dhe kushteve të shëndetit mendor, të tilla si depresioni dhe ankthi.