Të thyesh me kokë 25 shalqinj për 30 sekonda!

Tafzi Ahmed nga Gjermania mban një rekord interesant botëror, atë të thyerjesh të më shumë shalqinjve me kokë. Në përgatitjen për të fituar një titull në librin e rekordeve Ahemd kishte një stërvitje të veçantë në palestër për 3 deri 4 muaj. Stërvitja ishte e fokusuar në muskujt e shpinës dhe qafës. Pjesë e stërvitjes ishte edhe meditimi me qëllim që të mos e ndjej dhimbjen. Ahemd arriti të thyej me koke 25 shalqi për vetëm 30 sekonda.

Familja, vajza, djali dhe gruaja janë kundër kësaj që po bëj. E dinë se sa e dëmshme është për kokën – thotë sportisti Tafzi Ahmed.

Këtë aktivitet të pazakontë Ahemd e ka filluar para 15 vitesh dhe prej atëherë ai i ka zhvilluar edhe më shumë aftësitë e tij.