Tetova dhe Prizreni memorandum bashkëpunimi

9 janar-Qëllimi i takimit ishte nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim ne fushën e zhvillimit ekonomik, turizmit, ambientit jetësor, si dhe këmbimi i eksperiencave tjera që janë në interes të dy komunave. Memorandumi gjithashtu do të shërbejë për të aplikuar ne IPA thirjen për bashëkpunim ndërkufitar që është aktualisht aktive.

Kryetarja Teuta Arifi sot u prit në një takim zyrtar nga homologu i saj, kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja. Qëllimi i takimit ishte nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim ne fushën e zhvillimit ekonomik, turizmit, ambientit jetësor, si dhe këmbimi i eksperiencave tjera që janë në interes të dy komunave. Memorandumi gjithashtu do të shërbejë për të aplikuar ne IPA thirjen për bashëkpunim ndërkufitar që është aktualisht aktive. IPA aplikacioni me të cilin do të aplikojnë komunat është proekt për zhvillimin e turizimit rural, gjegjësisht parasheh ndertimin e shtigjeve malore në Malin Sharr.