Tetovarët protestuan kundër shkatërrimit të Kodrës së Diellit | FOTO

Qytetarë të shumtë të organizuar nga iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” kanë protestuar sot te teleferiku në Tetovë duke bllokuar për rreth 30 minuta rrugën që shpie për në Kodrën e Diellit nënë moton kundër shkatërrimit të kësaj qendre turistike dimërore. Protestuesit mbanin në duar pamkarta me mbishkrimet “Kujt i pengon turizmi në Tetovë”, “Çfarë ka Mavrova më shumë se Tetova”, “Hotele jo funksionale” edhe njëherë kanë shprehur revoltën e tyre për mungesën e investimeve infrastrukturore në këtë qendër turistike dhe për ti thënë stop shkatërrimit të Kodrës së Diellit, transmeton Televizioni Koha.

Hamdi Sulejmani nga iniciativa qytetare “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” nënvizoi se qëllimi i kësaj proteste është mos investimi dhe përdhosja e qendrës turistike, e cila është e lënë në harresë nga institucionet vendore dhe qendror.

“Të vetëdijshëm se jetojmë pranë një mrekullie natyrore siç është mali Sharr që prek edhe qytetin e Tetovës, të ndërgjegjshëm për rëndësinë turistike, ekonomike shëndetësore dhe shëndetësore dhe ekologjike që ka Kodra e Diellit por të brengosur nga mos investimi dhe përdhosja e qendrës turistike, e lënë në harresë nga institucionet vendore dhe qendrore”, tha Hamdi Sulejamni njëri nga organizatorët e protestës, përcjell Televizioni Koha.

Edhe qytetarët protestues kanë kërkuar që qeveria menjëherë të shqyrtojë mundësitë më investime infrastrukturore në Kodrën e Diellit, të rregullojë skiliftet dhe pistat e skijimit, të rindërtojë teleferikun Tetovë-Kodra e diellit si dhe të kontribuojë në riaktivizimin e klubeve të skijimit.

Përndryshe nga Iniciativa qytetare “ Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” edhe njëherë ripërsëritën kërkesat e tyre për të cilat kërkojnë plotësim urgjent nga ana e qeverisë dhe përfundimisht kompanisë “ELEM”, ti merren kompetencat për menaxhim me qendrën turistike Kodra e Diellit, nëse këtë nuk e vendos qeveria ELEM do të ballafaqohet me qytetarët. Ata i vendosin ultimatum kryeministrit Zoran Zaevit që ta vizitojë këtë qendër turistike. /Tv Koha/