Tetovë, nis festivali ndërkombëtar i poezisë “Ditët e Naimit”

Në praninë e poetëve të shumtë nga vendi dhe jashtë, mbrëmë në Qendrën e Kulturës në Tetovë, zyrtarisht filloi edicioni i 22-të i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”.

Në hapjen solemne, ka marrë pjesë ministri i Kulturës, Asaf Ademi, i cili i ka përgëzuar drejtuesit e këtij festivali për suksesin e arritur, duke shtuar se Festivali që e mban emrin e poetit të madh, shkrimtarit dhe përkthyesit Naim Frashëri, ka rëndësi të madhe për qytetin e Tetovës sepse në ditët në vijim do të dëgjohet zëri i poetëve dhe do të ndjehet frymëzimi i tyre.