24/04/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Thaçi: Ata që kanë bërë presion për hapjen e xhamive për Bajram, janë fajtorët kryesor për këtë situatë

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në konferencën për shtyp deklaroi se ekziston përgjegjësi individuale për numrin e madh të të infektuarve me Covid-19.

Ai thotë se fajin më të madh për situatën aktuale e kanë ata që kanë bërë presion për hapjen e xhamive dhe heqjen e orës policore gjatë Festës së Bajramit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mendoj se papërgjegjësia e Bujar Osmanit dhe e ish- kreut të BFI-së, të cilët kanë bërë presion të madh që të hapen xhamitë për Bajram, janë fajtorët kryesor për këtë situatë. Nuk mund t’i pranojmë kualifikimet se shqiptarët janë të njohur në Maqedoni të cilët nuk respektojnë rregullat e institucioneve në lidhje me pandeminë sepse kemi statistika dhe shifra konkrete të cilat tregojnë se ne shqiptarët së bashku me qytetarët tjerë arritëm 90 ditë të luftojmë shumë bukur me pandeminë”.

“Ata që duan të fitojnë pikë politike, ndërsa edhe BFI-ja e tanishme materialisht fiton, për atë që kanë bërë presion të madh duhet të ndjehen tani përgjegjës. Ata janë përgjegjësit e vetëm për këtë situatë”, tha Thaçi.

Ai apeloi edhe më tutje të respektohen rregullat për parandalim të përhapjes së coronavirusit.

Ai u pyet edhe për formimin e Qeverisë së re në Kosovë, me çka tha se se me zgjedhjen e kryeministrit të ri të Kosovës Avdulla Hoti, tejkalohet kriza e atjeshme politike./Telegrafi/

Të fundit