Tragjedi në tregun e Shutkës, autobusi godet në tezgë, shitësi shpëton mbesën dhe vdes

Një tragjedi ka ndodhur në tregun e Shuto Orizares, ku një autobus privat është përplasur në një tezgë të improvizuar, njofton Zhurnal.

Shitësi në atë moment afër vetes e ka patur edhe mbesën e tij. Kur shitësi 55 vjeçar vëren autobusin se do i godasë, ai largon dhe shpëton mbesën ndërsa atij i bie të fikët. Menjëherë është dërguar në klinikën “Nënë Tereza” por atje vetëm se është konstatuar vdekja.

Nga MPB thonë se autobusi privat ka lëvizur në drejtim të tezgës dhe për arsye të panjohura nuk ka mundur të ndalojë autobusin, me çka ka goditur në tezgë.

Me leje të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjes./Zhurnal.mk