Tragjike në Itali, marokeni masakron me thikë gruan shqiptare në sy të djalit 5 vjeçar

Vetëm dy ditë pasi shqiptari masakroi me thikë gruan në një qytet të Italisë, një tjetër ngjarje trondit vendin fqinj.

Një maroken ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij shqiptare.

Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në Seregno në rrugën “Romagnosi”, në makinë, ku i pranishëm ishte edhe djali 5-vjeçar i çiftit.

Sipas mediave italiane viktimë është një 34 vjeçare me origjinë nga Shqipëria, identiteti i të cilës nuk dihet.

Shtetasi maroken masakroi disa herë më thikë gruan shqiptare dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.

Pasi mbërriti në ambientet e policisë, ai ka rrëfyer krimin.

Shqiptarja u transportua në spitalin San Gerardo në Monza, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Sipas ‘Monza today’ çifti prej dy muajsh nuk jetonin më bashkë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.