Tre të vdekur e një në gjendje të rëndë nga aksidenti në magjistralen Kaçanik-Ferizaj (Video)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, ku kanë mbetur të vdekur tre persona.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Tre persona kanë mbetur të vdekur në aksidentin në fjalë”, ka thënë Gashi.

Detaje më të hollësishme për aksidentin, ka dhënë policia rajonale e Ferizajt, e cila përmes një komunikate për media ka njoftuar se ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 00:40.

“Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Opel Astra me targa lokale ( F.B m/sh/k), duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi automjetin duke dal nga rruga dhe duke u përplasur në disa grumbuj dheu dhe gurësh skaj rruge dhe duke u rrokullisur me automjetin, me ç’rast vozitësi dhe tre pasagjerët, sipas mjekëve, kishin pësuar lëndime të rënda e si pasojë, ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse tre pasagjerët janë dërguar në QKUK Prishtinë dhe pas një kohe jemi informuar se dy nga të lënduarit kanë ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri i tretë është në mjekim intenziv”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, trupat e pajetë të viktimave, me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunum me Prokurorin e Shtetit. /Indeksonline/