Turqi, bilanc lufte nga aksidentet gjatë festës së Bajramit

Të paktën 67 të vdekur dhe 341 të plagosur është bilanci i aksidenteve rrugore gjatë katër ditëve në Turqi gjatë festës së Bajramit, ku sipas fesë islame shënon fundin e muajit të Ramazanit, sipas agjencisë turke të lajmeve, Dogan.

Mijëra vetë kishin pushtuar rrugët e vendit për të kaluar ditën pranë të afërmve dhe familiarëve ose duke iu drejtuar vendeve të pushimit.

Gjatë orëve të fundit janë regjistruar radhë të gjata në hyrjet e qyteteve të mëdha.

Si çdo vit, autoritetet kishin nisur një fushatë sensibilizimi për sa më shumë kujdes duke u kujtuar turqve që të vendosnin rripat e sigurimit.