29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tv Koha kampanjë me policinë.Ja ku do të jenë nesër radarët e policisë

Televizioni Koha, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendëshme, tashmë është pjesë e kampanjës parandaluese dhe preventive për sa I pëket sigurisë në trafikun rrugor. Në këtë drejtim, qytetarët, sidomos vozitësit do të informohen se në cilat pika janë radarët e policisë.Me këtë rast, vozitësit do të jenë të informuar paraprakisht për aksionet kontrolluese. Kampanja pritet që të  ndikojë pozitivisht në ngritjen e vetëdijes tek vozitësit që të jenë më të kujdesshëm, njofton Tv Koha.Prandaj, informojmë qytetarët e rajonit të Tetovës se nesër më 11 shkurt, policia e trafikut me radar do të jetë e vendosur nga ora 09 deri ora 11 në autostradën Tetovë-Shkup tek vendi I quajtur Uji i ftohtë.Nga ora 11 deri ora 13, 30 radari do të jetë në rrugën e vjetër  Tetovë-Shkup, tek pishina Olimpija, njofton Tv Koha.Nga ora 13 deri ora 16 radari do të jetë në autostradën Tetovë-Gostivar tek mbikalimi në fshatin Kamjan.Nesër prej orës 9 deri ora 11 do të ketë radarë të policisë tek ish monopoli dhe prej orës 13 e 30 deri 16 e 30 në rrugën industriale.Nesër radarë të policisë nga ora 12 deri ora 14 do të ketë edhe tek vendi Plinara, në autostradën Gostivar-Tetovë, njofton Tv Koha.Urim HASIPI

Të fundit