U helmua me fostoksinë, 12-vjeçarja humb jetën një ditë më pas

12-vjeçarja nga Vau i Dejës, që një ditë më parë u vetëhelmua me fostoksinë, ka ndërruar jetë.

Policia e Shkodrës bëri me dije se 12-vjeçarja, menjëherë pas ngjarjes u transportua për në spital.

Por ndihma rezultoi e kotë, pasi e vogla ndërroi jetë.

Tashmë është hapur një hetim nga prokuroria mbi këtë çështje.

Lënda që dyshohet si fostoksinë është dërguar për ekzaminim.

Ndërkohë, organi i akuzës po heton se si ka arritur që ta siguroje 12-vjeçarja, dhe se kush janë përgjegjësit për këtë ngjarje tragjike.