Vëllai tregon bisedën e fundit pak para se 55-vjeçari t’i jepte fund jetës

Një ngjarje tragjike ndodhi sot në Fier ku një 55-vjeçar i dha fund jetës me armë gjuetie.

Viktima është shtetasi Alush Kumanaku nga fshati Kallm i Vogël në Fier.

Ai i ka dhënë fund jetës në banesën e tij për motive ende të panjohura sipas policisë.

Ndërkohë, vëllai i viktimës, Meti Kumanaku ka treguar edhe bisedën e fundit me të vëllanë para se ai t’i jepte fund jetës.

Ai ka treguar se nuk dyshonte se Alushi mund të shkonte drejt këtij akti të rëndë.

 

“Sot ishte me dele prapa te toka, vajta dhe i thashë do i frysh delet? Jo më tha. Në këto muhabete sa ika nja 50 metra, ai iku i hoqi delet dhe erdhi në shtëpi. Sa erdhi as 20 minuta më thërret një fqinj hajde, kur më thotë ai fqinji unë u habita. Këtu s’kishte njeri, edhe gruaja a ishte aty a ishte te lopa, vajza e vogël ishte në shkollë. As kishte as borxhe as gjë prej gjëje, nuk dihet…”, ka deklaruar vëllai i 55-vjeçarit që i dha fund jetës.