Vjen reagimi i çmendur: ‘Të gjithë e dinë se Ramos e dëmtoi qëllimisht Salah’

Real Madrid fitoi titullin e 13-të të Ligës së Kampionëve në histori të klubit, ndërsa ndërhyrja e Ramos në Salah vazhdon të diskutohet.

Ramos në pjesën e parë të finales shkaktoi ndërhyrje të ashpër në Salah, i cili nuk mundi të vazhdonte ndeshjen.

Tifozë dhe media sportive kanë kritikuar ndërhyrjen e Ramos, duke e kategorizuar si të qëllimshme.

Kjo ndërhyrje ka qenë e qëllimshme edhe për ish yllin e futbollit egjiptian, Mido.

“Gjithkush që e kupton futbollin e di se Ramos me dashje e lëndoi Salahun”, ka shkruar Mido në Twitter.