VMRO-DPMNE: Gazetarët të lihen të lirë në punën e tyre

VMRO-DPMNE-ja e gjykoi sulmin e djeshëm ndaj gazetarit të Telma dhe kërkoi që organet kompetente fajtorit t`ia caktojnë sanksionin adekuat.

“Gazetarët dhe mediet duhet që lirshëm ta kryejnë punën e tyre. VMRO-DPMNE-ja i gjykon të gjitha presionet dhe sulmet ndaj medieve dhe të gjitha tentimet përmes kërcënimeve dhe shpalljes për armiq që mediet të frikësohen dhe censurohen”, informuan nga partia.

Prej atje thuan se e përshëndesin intervenimin e shpejtë të policisë dhe zbardhjen e incidentit me gazetarin e Telma.

“Vetëm në këtë mënyrë mund që të largohen të gjitha dyshimet dhe keqpërdorimet politike të procedurave të anshme. VMRO-DPMNE-ja kërkon nga organet kompetente që fajtorit t`ia japin sanksionin adekuat”, shtohet në njoftim.