“Volvo XC60” shpallet “World Car of the Year 2018”

Modeli “Volvo XC60” ka fituar titullin prestigjioz “World Car of the Year 2018”, derisa “Range Rover Velar” ka marrë çmimin e dizajnit më të mirë dhe e prodhuara në Britani “Nissan Leaf” ka fituar titullin e më të mirit si vetura e gjelbër më e mirë. Kështu, fituesit e “WCOTY” ishin prezantuar te “New York International Auto Show”. Juritë nga mbarë bota, përfshirë këtu botuesin e “Auto Express”, shefi Steve Fowler dhe kolumnisti Mike Rutherford, modelin “XC60” e kanë vënë para të gjithë konkurrentëve të tjerë, përfshirë modelet, si “Mazda CX-5” dhe “Velar”. Shefi ekzekutivi i “Volvo”, Håkan Samuelsson, që së fundmi ishte shpërblyer “World Car Person of the Year Award” te “Geneva Motor Show”, me këtë rast ka thënë: “Unë jam i lumtur që t’i shikoj investimet e produktit të kompanisë se po shpaguhen”.