Ziadin Sela: Drejtësi për Sopotin, përgjegjësi për montuesit, dëmshpërblim për vuajtjet!

I menjëhereshëm ka qenë reagimi i Kryetarit të ASH Ziadin Sela, pas informacioneve se Ministria e Drejtësisë eshte përgjigjur negativisht kërkesës së ish te burgosurve te rastit te Sopotit për dëmshpërblim. Me arsyetimin se Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria e RM nuk ka mjete te mjaftueshme për tua kompensuar dëmshpërblimin. Ja reagimi i plotë Kryetarit të ASH Ziadin Sela: “Treguat fytyrën tuaj të vërtetë.

Jeni fundrrina shovene të së kaluarës me po të njëjtët mbetje nën shërbimin tuaj si dikur edhe tani. Bashkë i dënuat dhe ua montuat procesin politik, bashkë amnestuat veten tuaj nga përgjegjësia dhe faji për montimin, tani bashkë po ua jepni edhe dënimin e radhës akoma më të rëndë-përbuzjen e vuajtjeve mbi njëdekadëshe të tyre dhe të familjeve të tyre. Drejtësi për Sopotin, përgjegjësi për montuesit, dëmshpërblim për vuajtjet. Çka është e radhës pas Almirit dhe Sopotit?!” Shkroi Ziadin Sela në facebookun e tij.