Zvicër, Fatmiri nga Maqedonia vretë gjyshen

Një grua shqiptare është vrarë nga nipi i saj 19-vjeçar, mbrëmjen e kësaj të marte.

Krimi i rëndë ka ndodhur në një banesë në Frauenfeld të Zvicrës, ku si i dyshuar për ngjarjen është shqiptari Fatmir T.

I dyshuari u arrestua pak orë pas krimit në aeroportin e Kloten, në tentativë për tu arratisur.

Bëhet me dije se i riu kishte shfaqur prej kohësh probleme psikologjike, madje kishte qenë i shtruar në një klinikë në Frauenfeld, për tu liruar disa ditë më vonë.

Rezulton se 19-vjeçari, kishte pasion të madh për armët, madje edhe në rrjetet sociale shihet me fotografi me armë.

Fatmiri ndiqte një shkollë profesionale për elektriçist, ku një javë më parë kishte shkuar në praktikë i armatosur, çka bëri që të ndërhyjë policia.

Por nga verifikimet e kryera rezultoi se arma ishte e rremë dhe për pasojë ai u la i lirë.

I dyshuari u shoqërua në policinë e Thurgaut, ku dhe po merre në pyetje, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të krimit.

Mësohet se familja shqiptare nga Maqedonia, disa vite më parë ishte transferuar nga Italia në Zvicër.