26/04/2024
8.7 C
Tetovo
Ballina Blog

BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Në një hap të rëndësishëm drejt objektivave të pranimit në BE, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nisën sot në Korçë Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA 3.

Financuar nga BE me një buxhet prej 13.79 milionë eurosh, kjo nismë nënvizon angazhimin e të dy vendeve për t’u përshtatur me standardet e BE-së për zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin rajonal deri 2027.

Përveç lansimit të Programit, u njoftua një thirrje e ardhshme për propozime në kuadër të programit IPA 3, duke ftuar palët e interesuara të marrin pjesë në këtë nismë transformuese.

“Kjo nismë jo vetëm që synon fusha kyçe si qëndrueshmëria mjedisore dhe zhvillimi socio-ekonomik, por shërben gjithashtu si një hap vendimtar drejt qëllimit tonë përfundimtar të integrimit në BE. Thirrja e re për propozime do të hapet shumë shpejt, duke ofruar mundësi të re për projekte me ndikim,” tha Altin Zeqo, drejtor i Konvergjencës dhe Kohezionit me BE-në, SASPAC.

Ndërsa Vullnet Arifi, shef i Departamentit për Koordinatorin e BE-së dhe CBC-së, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Maqedoni e Veriut, theksoi ndikimin e programit në përshpejtimin e aspiratave të anëtarësimit në BE.

“Duke u mbështetur në themelet e hedhura nga IPA 2, ky program harmonizon politikat tona rajonale me standardet e BE-së, duke hapur rrugën për aderimin e parashikuar. Thirrja e ardhshme për propozime do t’i jep më shumë energji komuniteteve tona për t’u angazhuar thellë me procesin tonë të integrimit në BE,” tha Arifi.

Briseida Gjoza nga Zyra e Antenës Maqedoni-Shqipëri theksoi qasjen gjithëpërfshirëse të programit.

“IPA 3 është projektuar me përpikëri për të rritur aftësitë tona rajonale për të përmbushur kriteret e BE-së, duke u fokusuar në elasticitetin e klimës, turizmin e qëndrueshëm dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Ne inkurajojmë palët e interesuara të përgatiten për thirrjen e ardhshme, e cila premton të forcojë përpjekjet tona bashkëpunuese,” tha Gjoza.

Ndryshe, ky investim strategjik i BE-së përmes programit IPA 3 është dëshmi e përpjekjeve të vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE, duke shënuar një mesazh të drejtpërdrejtë për udhëtimin e tyre drejt integrimit evropian.

Bekteshi me kërkesë: Taravari, Mexhiti dhe Kasami ta mbajnë fjalën, të dorëhiqen!

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ishte ai që gjatë fushatës ose para fushatës zgjedhore sfidoi partitë dhe liderët e partive opozitare që të noterizojnë deklaratat, ”kush humbë, tërhiqet nga politika”.

Këtë sfidë e pranuan të gjithë liderët e partive politike, e sot, kur Taravari humbi por nuk pranon dorëheqjen për indeks.mk, ka folur Kreshnik Bekteshi.

Ai ka thënë se jo vetëm Taravari, por dorëheqje duhet të japin edhe të gjithë të tjerët, përfshirë këtu edhe Izet Mexhitin i cili kishte dorëzuar kërkesën në noter, Bekteshi tha se i njëjti duhet të shkojë dhe ta tërheqë, ta marrë dorëheqjen dhe të vë “në funksion” atë.

Përveç kësaj, Bekteshi ka thënë se opozitarët duhet t’u kërkojnë falje qytetarëve dhe votuesve, sepse nuk kanë arritur që t’i bindin me programin e tyre.

Në fund, Bekteshi tha se qytetarët, mes VLEN-it dhe Frontit Europian, kanë vendosur t’i besojnë Ali Ahmetit dhe Frontit.

Kovaçevski i përgjigjet Mickoskit: Nuk përgatitemi për bojkot

LSDM nuk dorëzohet. Ata i bëjnë thirrje qytetarëve që më 8 maj të dalin sa më masovikisht dhe ta mbështesin Pendarovskin dhe LSDM-në. Kryetari Dimitar Kovaçevski, pas takimit që pati me përfaqësues të Odës ekonomike e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit, tha se votuesit askush nuk i ka nën kontroll dhe që t’i ruaj ata se si do të votojnë. Sipas tij, Stevo Pendarovski është kandidat i cili merret me një shtet që është progresiv, që dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, që i mbështet vendimet strategjike dhe prandaj presin mbështetje shumë më të madhe më 8 maj. Ndërkaq, e kundërshtoi deklaratën e  kreut të VMRO-së Hristijan Mickoskit se LSDM po përgatitet për bojkot, në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së

“Nuk është e vërtetë se unë përgatit skenarë për bojkot për rrethin e dytë të zgjedhjeve. Unë mbrëmë dërgova një porosi të qartë edhe nga Tubimi në Saraj edhe në Çuçer Sandevë dhe po e them edhe këtu, ju bëjë thirrje të gjithë votuesëve që të dalin masovikisht ditën e zgjedhjeve më 8 maj dhe ta mbështesin kandidatin për president Pendarovskin dhe koalicionin për të ardhme evropiane në zgjedhjet parlamentare. Pra, pa përjashtim të kemi dalje masovike, të zgjedhim president dhe përbërje parlamentare dhe Maqedonia ta vazhdoj rrugën e saj evropiane”.

Kovaçevski përsëriti se e kanë marrë porosinë e votuesve në rrethin e  parë të zgjedhjeve për të gjitha gabimet që i kanë bërë gjatë 7 viteve të kaluara, por tha se do të vazhdojnë të shkojnë në çdo qytet për të takuar qytetarët dhe të kërkojnë mbështetjen e tyre. Kandidati i LSDM-së për president dhe presidenti aktual Stevo Pendarovski aktiviteteve të fushatës ju kthehet sonte, me tubim në Krushevë.

RMV, u hap thirrja me mbështetjen më të madhe financiare nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik

Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik sot ka hapur Thirrjen “Grante të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve” që do të jetë e hapur deri më 4 qershor në ora 14:00, transmeton Portalb.mk.

“I dedikuar për ndërmarrjet që duan të zhvillojnë produkt, shërbim apo proces inovativ, vetëm ose në bashkëpunim me një ndërmarrje dhe/ose institucion tjetër që ushtron arsimin e lartë, gjegjësisht veprimtari kërkimore-shkencore”, njoftoi Fondi.

Raportohet që kjo është thirrje me volumin më të madh në aspektin financiar në Fond. Vlera maksimale e mbështetjes financiare do të jetë 20 milionë denarë.

“Qëllimi i instrumentit për mbështetje grante të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve është të inkurajojë rritjen e aktiviteteve kërkimore dhe zhvillimore në sektorin privat, të inkurajojë bashkëpunimin midis sektorit privat dhe institucioneve të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, si dhe forma të tjera të bashkëpunimit për komercializimin e inovacioneve”, thuhet në Konkurs.

Deri më 30 prill në mesnatë paraqitje e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim në zgjedhjet e 8 majit

Më së voni deri më 30 prill në mesnatë, votuesit të cilët janë të sëmurë ose të pafuqishëm duhet të paraqiten në Komisionet komunale të zgjedhjeve që të mund të vizitohen në shtëpitë e tyre më 7 maj dhe të votojnë për zgjedhjet për deputetë dhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Votuesi, i cili nuk është në mundësi të votojë në vendvotim (i pafuqihsëm ose i sëmurë), e dëshiron të votojë, për këtë do ta njoftojë KKZ-në më së voni 7 ditë para ditës së përcaktuar për votim, respektivisht deri më 30 prill në mesnatë, qëndron në Librin e afateve për zgjedhjet parlamentare të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve.

Për personat të cilët janë të sëmurë ose të pafuqishëm, e dëshirojnë të votojnë, po ashtu deri te KKZ-ja duhet të dorëzohet dokumentacion adekuat mjekësor.

Më 4 maj 2024 skadon afati për kërkesë për votim të personave, të cilët janë në paraburgim shtëpiak.

Të sëmurit dhe të pafuqishmit, të burgosurit, personat në paraburgim shtëpiak dhe personat në shtëpitë e pleqve votojnë një ditë para zgjedhjeve, më 7

Veprim i ulët, përgjigjen do ta marrë nga shqiptarët më 8 maj” – Kasami i kundërpërgjigjet Grubit për “valixhen

Kryetari i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, e quan veprim të ulët atë që dje e bëri Artan Grubi nga Fronti Europian, duke shkuar me valixhe para komunës së Çairit. Sipas Kasamit, më 8 maj Grubi do ta marrë përgjigjet nga shqiptarët.

“Ne do t’i themi Artan Grubit sa më shpesh të dalë në opinion e di mirë ai dhe shqiptarët çfarë do të thotë dalja e tij në opinion, sa më shumë të jetë në opinion dhe sa më shumë të na sulmojë, ne jemi me shqiptarët dhe do të vazhdojmë të jemi me shqiptarët dhe qëllimi ynë është të përmirësojmë jetën e shqiptarëve ndërsa qëllimi Artan Grubit është hakmarrja ndaj shqiptarëve. Shqiptarët më 8 maj nuk do ta lejojnë këtë dhe sigurisht me 8 maj do ta shohim se cila do të jetë përgjigja shqiptarëve për këta provokime të ultë të tipit të Artan Grubit”, tha Kasami.

Dje Grubi para komunës së Çairit, gjatë një pres konference, kishte një valixhe me vete duke ironizuar liderët e koalicionit VLEN që të marrin valixhen, pasi humbën më 24 prill.

“E di mor shoku ta di dhe pozitën, po shih sa bukur është top lista, tani merre valixhen edhe ec te shpia! Valixhja është e vogël se kaq të vogla janë punët e tyre, por siç tha edhe Skënder Rexhepi Zejdi le ta mbajnë fjalën një herë në jetën e tyre, le të dorëhiqen ashtu siç thanë, le të bëhen burra, le ta mbajnë fjalën le ta marrin këtë valixhe po ua lë bashkish dhe le të shkojnë ka shpia”, tha Grubi.

Çështja e dorëheqjeve u bë aktuale nga Kreshnik Bekteshi i BDI-së, i cili kërkoi nga të gjitha partitë politike të nënshkruajnë marrëveshje, me çka obligohen që pas zgjedhjeve, ata që humbin të mos merren më me politikë. Këtë sfidë e pati pranuar vet Arben Taravari, duke thënë që kushdo që humbë, duhet të tërhiqet dhe për këtë janë të gatshëm edhe vet ata nga VLEN.

“Tash kemi dy kampe politike, unë mendoj kushdo qoftë që humb, mendoj se duhet të tërhiqet dhe jemi të gatshëm edhe ne sikur që presim edhe prej atyre”, tha Taravari.

Menjëherë pas shpalljes së rezultateve, Bekteshi ua kujtojë deklaratën, por përfaqësuesit e VLEN-it nuk kanë bërë ndonjë lëvizje, por vetëm kanë thënë se përgjigjen do ta marrin më 8 maj.

Pasaportën mund ta merrni për 3-4 ditë vetëm me procedurë të shpejtë – Vazhdon pritja deri në 3 muaj me procedurë të rregullt

Shabi Sulejmani është 78 vjeçar dhe për të vizituar djemtë e tij në Itali, shkaku i pritjes së gjatë për marrjen e pasaportës në mënyrë të rregullt është detyruar që të aplikojë me procedurë të shpejtë.

Dhe pas tre ditësh pritje, ai sot ishte para sporteleve të MPB-së për të marrë dokumentin e udhëtimit, shkruan Alsat.

“Për tre-katër ditë por me thanë do të vije në shtëpi dhe sot e mora me zor. Shko në të djathtë, shko në të majtë, maltretim ka, nuk udhëhiqet mirë këtu. Do shkoj në Itali, tek djemtë, atje i kam. Do rri atje një muaj. Zgjedhjet nuk i pret? Nuk dua t’i shoh hiç, nuk dua as emrin t’ua dëgjoj. Çfarë do me jap ai, asgjë”, tha 75-vjeçari Shabi Sulejmani .

Pritja për marrjen e pasaportës në mënyrë të rregullt zgjatë deri në dy muaj dhe kjo ka detyruar shumë qytetarë që të zgjedhin mënyrën e përshpejtuar për marrjen në kohë të pasaportës.

“Erdha që të marr pasaportën, sa kohë pritet? Nga 19 janari. E kërkova në Gjorçe Petrov dhe më thanë të vij këtu”, tha një qytetar.

“Në mënyrë të rregullt por e pres nga muaji shkurt, nuk e di edhe sa do zgjasë pasi nuk e dinë as ata. Shumë punë humbëm shkaku i kësaj pasi shumë ka ndikuar në sektorin privat pasi ne që kemi kompani dhe duhet të udhëtojmë ka ndikuar shumë”, u shpreh një qytetar.

“Po e pranova, më 6 shkurt aplikova dhe më thirren që ta marr”, tha një qytetare.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thanë se janë shtuar kapacitetet e personelit dhe po merren masa që qytetarët të marrin sa më shpejt dokumentet e tyre.

(VIDEO) Nga e hëna filloristët dhe shkollarët e mesëm do të jenë në pushim pranveror për një javë

Filloristët dhe shkollarët e mesëm do të jenë në pushim pranveror për një javë, përkatësisht nga e hëna 29 Prill deri më 6 Maj. Nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme thanë se ditët e lira do të shfrytëzohen maksimalisht për përmbylljen e notave të fundvitit.

“Pushimi pranveror është shumë i mirë për gjithë nxënësit shkaku se jep një hapësirë për pushim por edhe të njëjtën kohë për t’u përgatitur përsëri për notat e gjysmëvjetorit të dytë. Po vërehet se profesorët janë duke i dhënë detyrat projektuese, mësimet edhe përgatitjet për test, tash për tu përgatitur gjatë pushimit pranveror”, deklaroi Berin Muhamed, UNSHM.

Ndërkohë, fëmijët e arsimit fillor thanë se përveç përgatitjeve mësimore do të kenë kohë edhe për aktivitete sportive dhe kulturore.

“Ky pushim pranveror do të vij shumë mirë për ne se do të kemi kohë më shumë të ushtrojmë për testet dhe notat për fundvit”, tha një nxënëse.

“Në këtë pushim pranveror do të përgatitemi edhe për notat e fundvitit dhe kemi kohë për aktivitete të tjera”, shtoi një nxënëse

“Në këtë pushim pranveror do të lexojmë lektyrat që akoma nuk i kemi mbaruar”, u shpreh një nxënëse.

Më 7 Maj, kur nxënësit rikthehen në shkollë do të punojnë me orar të shkurtuar për shkak të Zgjedhjeve parlamentare dhe rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Ndërsa më 8 Maj shkollat nuk do të punojnë po për shkak të zgjedhjeve. Mësimi i dy ditëve jo pune për shkak të zgjedhjeve do të kompensohet në ditë pune me qëndrim më të gjatë të nxënësve në shkolla dhe jo të shtuna. Nxënësit e Shkupit duhet të kompensojnë edhe mësimet e humbura më 30 nëntor, kur u organizua Samiti i OSBE-së.

Kryetarja e LQE-së Gjyla Çeliku kërkon drejtësi për zjarrin që shkrumboi spitalin modular të Tetovës

Kryetarja e LQE-së Gjyla Çeliku, kandidatët për deputet nga kjo parti si dhe familjarët e të djegurve në spitalin modular në Tetovë sot mbajtën press konferencë pas mbarimit të seancës gjyqësore për modularin në Tetovë. Në vazhdim ju sjellim deklaratën e plotë të kryetares së LQE-së Gjyla Çeliku,   TV KOHA

(VIDEO) Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami sot ka vizituar disa fshatra të komunës së Tearcës

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami sot ka vizituar disa fshatra të komunës së Tearcës.Ai vizitën e filloi në fshatin Nerasht ku siç tha prej këtij fshati filloi ndryshimi për koalicionin VLEN.Ai premtoi se do të punojë për përmirësimin e kushteve që të kthehen njerëzit që e kanë braktisur këtë fshat.Kasami më pas ka vizituar edhe fshatin Odër. VLEN kampanjën e zhvilloi në komunën e Tearcës. TV KOHA