26/04/2024
7.9 C
Tetovo
Ballina Blog

Olimpiada e Ekonomiksit në Maqedoninë e Veriut: Nxënësit garuan në raundin rajonal

Më 19 prill 2024, Raundi Rajonal i Olimpiadës së Ekonomiksit u mbajt në Maqedoninë e Veriut, duke ndezur frymën e konkurrencës dhe fuqisë ekonomike në pesë qytete: Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Strugë (përfshirë Dibrën dhe Kërçovën).

Gjithsej 295 nxënës nga 35 shkolla, të cilët dolën fitues nga një grup prej 1275 pjesëmarrësish në raundin shkollor, patën rastin për të testuar njohuritë dhe aftësitë e tyre në këtë garë.

Ornganizatorët thonë se konkurrenca ishte intensive pasi këto të rinj garuan në një betejë të teorive ekonomike dhe të mendimit analitik, por edhe për shpërblime të ndryshme. Tre nxënësit më të mirë nga çdo rajon do të shpërblehen me shpërblime që u përshtaten arritjeve të tyre: Laptop për vendin e parë, Tablet për vendin e dytë dhe Smartwatch për vendin e tretë.

“Ajo që i shton rëndësinë kësaj ngjarje është se testimi rajonal u mbajt në partneritet me universitetet në vend, duke përfshirë Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, Universitetin e Tetovës dhe Universitetin Ndërkombëtar të Strugës. Kjo jo vetëm që siguroi një mjedis të favorshëm për pjesëmarrësit, por gjithashtu theksoi përpjekjet bashkëpunuese midis institucioneve akademike dhe organizatorëve”.

“Megjithatë, ky garim nuk përfundon këtu. Përafërsisht 50 nxënës më të dalluar do të kualifikone në testimin e Nivelit Kombëtar të planifikuar për 11 maj 2024, të organizuar sërish në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Kjo fazë do të përcaktojë pesë nxënësit që do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në arenën ndërkombëtare, e cila do të zhvillohet në Athinë këtë shtator”.

“Përveç nderit për të përfaqësuar vendin e tyre në një skenë globale, pesë vendet e para do të marrin bursa mujore gjatë gjithë vitit akademik 2024/25, duke nxitur më tej përkushtimin e tyre ndaj përsosmërisë ekonomike. Për më tepër, nxënësi me rezultat më të mirë në garat kombëtare do të fitojë bursë studimi nga Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë në Universitetin e Evropës Juglindore, duke hapur dyert për ndjekje të mëtejshme akademike dhe mundësi karriere”, thonë organizatorët.Tv Koha

Partitë nuk duhet të mbështesin “media fiktive” pasi këto pengojnë raportimin e mediave serioze!

Mediat si hallkë e rëndësishme e shoqërisë së një vendi luajnë rol të jashtëzakonshëm në krijimin e opinionit publik, informimin e saktë dhe objektiv të qytetarëve. Në fakt, jo të gjithë që thirren në emër të medias pasi numër i madh portaleve onljan krijohen vetëm për të thith fonde gjatë fushatave zgjedhore dhe pastaj shuhen. Ky paradoks bëhet edhe më i madh që vet partitë politike krijojnë portale fiktive që të jenë në mbështetje të tyre. Por, kjo vetëm se dëmton skenën publike edhe partitë politike sepse këto të vetshpallura media gjithçka bëjnë por vetëm gazetari nuk ka aty. E tani vjen edhe momenti kur edhe organizata ndërkombëtare shprehin këtë shqetësim, OSBE/ODIHR thonë që disa njerëz kanë denoncuar se një numër i madh i mediave online të regjistruara për reklama zgjedhore janë krijuar vetëm për të thithur fonde gjatë fushatës zgjedhore. Prandaj, ky trend apo fenomen negativ duhet të ndalet sa më parë.

OSBE: media të shumta onljan janë krijuar vetëm për të thithë fonde gjatë fushatës –

Krijimi i një numri të madh të mediave onljan ka bërë që ky trend negativ të mos ndalet vetëm të rritet sa më shumë. E për çudi vetë partitë politike janë ato që nxisin në krijimin e këtyre “mediave fiktive” që të bëjnë propagandë partiake. Prandaj, kjo qasje dëmton dhe rëndon veprimtarinë e mediave serioze që ta bëjnë punën ashtu siç duhet dhe ashtu siç dinë. Ky fenomen nuk ka kaluar pa vërejtje edhe nga organizatat ndërkombëtare.

“Disa njerëz kanë denoncuar se një numër i madh i mediave onlajn të regjistruara për reklama zgjedhore janë krijuar vetëm për të thithur fonde gjatë fushatës zgjedhore dhe në disa raste këto fonde i kanë adresuar tek partitë politike”, deklaroi Xhillian Stirk – shefe e misionit vëzhguesit të OSBE/ODIHR-së.

Kjo deklaratë e shefes së misionit të OSBE/ODIHR lë shumë për të kuptuar, është mesazh që i transmetohet partive politike që të jenë të kujdesshëm në këtë drejtim që të mos bastardojnë skenën mediatike në vend. Veprimtaria e mediave fiktive e njëllos dhe e hijezon veprimtarinë e mediave serioze në vend.

Mediat fiktive janë ato që ushqimin kryesor që i servojnë publikut janë dezinformatat apo siç njihen lajmet e rreme, prandaj është e udhës kur të luftohen lajmet e rreme të shihen burimet dhe financimet e atyre mediave. Të ndërpritet kjo “gjakderdhje” në media njëherë e përgjithmonë.

Si ndikon dezinformimi në publik?

Se sa dezinformata krijon stres dhe panik te qytetarët, tregon rasti i dy javëve më parë, kur u bë publike informacioni se tre deri në nëntë adoleshentë vdiqën në parkun e qytetit në Shkup nga droga. Ky lajm mund të futet në listën e informacioneve më të rrezikshme, të publikuara deri më tani, në të cilat vihet në pikëpyetje jeta e të rinjve dhe i gjithë ky është vetëm një lajm i rremë, i cili shkaktoi panik shtesë në këtë kohë stresuese.

“Dezinformimi, si një “grumbull” informacionesh të pasakta, që krijohet dhe publikohet qëllimisht në rrjetet sociale dhe në media, mbart me vete një rrezik të madh. Shpesh, përdoruesit e rrjeteve sociale i ndajnë ato vetëm me një “klik”, pa u ndalur së menduari nëse një përmbajtje e caktuar është false apo jo. Dhe këtu qëndron rreziku më i madh”, thotë në një prononcim për “Fokus” Marina Tuneva, eksperte e mediave.

Sipas saj, është zhgënjyese fakti që transferimi i shpejtë i dezinformatave në komunikimin publik rrit efektivitetin e tyre dhe pasojë e kësaj shpeshherë është një publik i zemëruar, në panik, i frikësuar apo i çorientuar.

“I tillë është rasti me (de)informatat rreth adoleshentëve që dyshohet se kanë vdekur nga droga dehëse. Dezinformimi ose informacioni i gabuar është veçanërisht i rrezikshëm kur në shpërndarjen ose vazhdimin e tyre përfshihen njerëz që gëzojnë besueshmëri dhe besim te qytetarët.

Teknologjia digjitale vetëm sa i përmirëson më tej këto tregime, të cilat arrijnë kështu një audiencë shumë më të gjerë. Mediat sociale po kthehen në një lloj makinerie që është përshtatur në mënyrë perfekte për të përhapur dezinformata. Por problemi është se me dije apo jo, në grackë bien edhe mediat, të cilat duke iu referuar asaj që publikohet në rrjetet sociale, marrin pjesë në mënyrë të barabartë në manipulimin e publikut”, pohoi Tuneva.

Duhet edukim të posaçëm mediatik për të identifikuar “lajmet e rreme”-

Mediat që i përmbahen parimeve të punës profesionale kanë një rol të madh në paraqitjen e së vërtetës, dhe ky mbase është roli kryesor i tyre. Dhe, duke mbajtur qëndrime të tilla disa media të caktuara në vend do të jenë dritare verifikimi për secilin lajm që plasohet në opinion dhe për të cilin ka hamendësi, qytetarët do të kenë ku të futen për të  kuptuar nëse kemi të bëjmë me të vërtetë apo është një dezinformim.

Por, në përgjithësi është më së e nevojshme madje shihet si nevojë imediate që edukimi mediatik të futet si lëndë mësimore në shkollat e mesme. Që në fazë sa më të hershme gjeneratat e reja të jenë të trajnuara në formën e duhur për të detektuar “lajmet e rreme” dezinformimin. Pra, kjo shihet si metoda e vetme përmes të cilës mund të mbrohemi si shoqëri nga kjo veprimtari famëkeqe që janë krijuar laborator për fabrikim të informatave të pasakta për një grusht klikimesh. Gjë që është shumë e rrezikshme dhe shumë e dëmshme për shoqërinë. /Zhurnal.mk

Dorëzohet një ankesë në KSHZ për procedurën e votimit në zgjedhjet presidenciale

Në 48 orët e fundit, pas përfundimit të votimit për zgjedhjet presidenciale, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka pranuar vetëm një kundërshtim për votim në Likovë. Afati për paraqitjen e kundërshtimeve për procedurën e votimit është brenda 48 orëve pas përfundimit të votimit.

“Afati për paraqitjen e kundërshtimeve për procedurën e votimit është duke rrjedhur, Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka pranuar një kundërshtim për procedurën e votimit në Likovë”, tha për AIM zëdhënësja e KSHZ-së, Radica Todorovska-Aleksovska.

Kundërshtimet për procedurën e përmbledhjes dhe përcaktimit të rezultateve mund të paraqiten edhe brenda 48 orëve, por pas publikimit të rezultateve fillestare, pra deri nesër në orën 19:00.

Partitë i rikthehen fushatës, kërkojnë vota për zgjedhjet e 8 majit

Më 18 prill në Maqedoninë e Veriut ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet kuvendare, të cilat do të mbahen më 8 maj.

Pas votimit në zgjedhjet presidenciale (24 maj) partitë kanë vazhduar sot me fushatën. Telegrafi Maqedoni iu sjell disa nga aktivitetet e koalicioneve më të mëdha, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet për deputetë.

Koalicioni “Për ardhmëri europiane” i udhëhequr nga LSDM, sot ka mbajtur tubim në Qendër të Shkupit. Prej atje Dimitar Kovaçevski tha se ata janë të vetmit që kanë fuqi politike, dituri dhe vendosmëri për ta çuar vendin në BE.

“LSDM është e vetmja forcë politike që ka fuqi, dije, këmbëngulje dhe përkushtim për ta futur vendin në BE, prandaj ne nuk po dorëzohemi dhe e dimë se qytetarët do të na mbështesin më 8 maj që së bashku të sigurojmë një të ardhme të sigurt dhe të begatë për vendin”, tha Kovaçevski, duke shtuar se historia dhe tradita e LSDM-së, por edhe vendosmëria për të ardhmen evropiane të Maqedonisë janë dëshmia më e mirë se ata kurrë nuk dorëzohen.

Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, sot ka mbajtur tubim në Gradsko. Hristijan Mickoski tha se në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale kanë fituar 20 përqind më shumë vota se kandidatët e partive në pushtet.

“Kjo fitore e madhe është edhe përgjegjësi. Populli pret rezultate të shpejta dhe ne nuk kemi kohë për justifikime. Menjëherë pas 8 majit do të duhet të përveshim mëngët për të formuar fillimisht qeverinë dhe menjëherë të fillojmë të realizojmë atë që kemi premtuar për popullin, për qytetarët. Por ajo që është e rëndësishme dhe dua të përmend është fakti se ngadalë por me siguri Maqedonia dhe populli maqedonas, qytetarët në Maqedoni ndjehen të lirë dhe shpresa dalëngadalë po kthehet. Kjo është atmosfera, ky është emocioni që kam ndjerë këto dy ditë kudo që kaloj nëpër Maqedoni”, theksoi Mickoski.

Fronti Europian” ende nuk ka filluar tubimet në terren, ndërsa sot Ziadin Sela në një postim në Facebook falënderoi votuesit që i mbështetën në zgjedhjet e 24 prillit.

“Kemi thënë që në fillim, se gjithmonë do të dëgjojmë zërin tuaj dhe do të punojmë për të ardhmen tuaj. Mbështetja juaj është edhe një dëshmi për pastërtinë e politikave tona. Na goditën, na tradhëtuan, na punuan pas shpine, tentuan të na përçajnë dhe demotivojnë, të na zhdukin nga skena politike. Kur u ndanë, fërkonin duart dhe prisnin që ne të luajmë me naivitet dhe të realizojmë deri në fund planet e tyre. Ne zgjodhëm të dëgjojmë zërin tuaj dhe të realizojmë planet tuaja. Në çdo nëndegë u takuam bashkë, ju kujtohet çdo bisedë para se të merrnim çdo vendim. Për ne, kjo ishte me rëndësi. Ata vetë thanë se vula më e mirë janë qytetarët dhe anëtarët e vërtetë të Aleancës për Shqiptarët, pastaj shpiknin lajme të rrejshme dhe mbanin kuvende e kongrese të improvizuara. Në Kuvend, Kongres ua dëshmuam se anëtarët e Aleancës për Shqiptarët janë këtu, në shtëpimë e tyre, nga Manastiri deri në Likovë, mbetën ALEANCË. Pastaj, thanë që do ta shohim në zgjedhje se ku qenkan votuesit e Aleancës për Shqiptarët. E saktë, mbrëmë e pamë të gjithë”, ka shkruar Sela.

Ndërsa Koalicioni “VLEN” e ka vazhduar fushatën për zgjedhjet parlamentare me takimet me qytetarët. Kryetari i “Alternativës”, Afrim Gashi ka treguar se koalicioni VLEN, synim e ka mirëqenien e qytetarëve. Ai gjatë një takim me disa të moshuar ka treguar se pensionet duhet të rriten sa më parë, madje Gashi me bindja ka thënë se asnjë pension nuk duhet të jetë më i vogël se paga minimale.

“Personat që nuk kanë qenë pjesë e sigurimeve shoqërore do të marrin pensionin minimal, të barabartë me pagën minimale. Të gjithë të tjerët do të marrin pensione më të larta. Të moshuarit të cilët dëshirojnë të punojnë edhe përtej moshës së pensionit, do të shikohet mundësia që të aktivizohen me pagë të rregullt, sipas përvojës profesionale dhe përgatitjes që ata kanë”, tha Gashi./Telegrafi/

Njerëzit vrapojnë të bëhen të pasur brenda ditës por harrojnë se e vetmja pasuri që do lërë pas është trashëgimia njerëzore krijimi i familjes

Ish-deputetja Nora Malaj, e ftuar në studion e emisionit “Sintezë” në News24 është shprehur  se njerëzit harrojnë se misioni më i madh në jetën e tyre është të krijojnë një familje.

Ajo u shpreh se shoqëria sot është shumë agresive dhe se njerëzit nuk po arrijnë të kuptojnë rolin e tyre në shoqëri, të ndikuar edhe nga bota globale.

“Shoqëria është bërë shumë agresive. Jeta sot është kthyer në bardhë e zi ose modelim, pra njerëzit nuk lexojnë më. Numri i lexueshmërisë sot është i frikshëm. Njerëzit vrapojnë të bëhen të pasur brenda ditës dhe nuk e kuptojnë se qenia njerëzore është një mekanizëm human me orë pune që e do kryejë ciklin në mënyrë që e vetmja pasuri që do lërë pas është trashëgimia njerëzore. Ne nuk po kuptojmë rolet tona në shoqëri, Duke ndryshuar rolet në botën globale jemi të pangopur në drejtim të asaj që nuk duhet. Kemi tendencën të provojmë disa gjëra të ndaluara në emër të të drejtave të cilat kthehen më pas në stil jetese. Drejtohemi dhe varësohemi nga disa të tjera dhe nuk kuptojmë çfarë është identiteti dhe personaliteti jonë. E parë në këtë qasje, njerëzit kujtojnë se është kollaj të bëjnë fëmijë dhe harrojnë se misioni më i madh është të kenë një familje”, u shpreh ajo.

 

BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Në një hap të rëndësishëm drejt objektivave të pranimit në BE, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nisën sot në Korçë Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA 3.

Financuar nga BE me një buxhet prej 13.79 milionë eurosh, kjo nismë nënvizon angazhimin e të dy vendeve për t’u përshtatur me standardet e BE-së për zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin rajonal deri 2027.

Përveç lansimit të Programit, u njoftua një thirrje e ardhshme për propozime në kuadër të programit IPA 3, duke ftuar palët e interesuara të marrin pjesë në këtë nismë transformuese.

“Kjo nismë jo vetëm që synon fusha kyçe si qëndrueshmëria mjedisore dhe zhvillimi socio-ekonomik, por shërben gjithashtu si një hap vendimtar drejt qëllimit tonë përfundimtar të integrimit në BE. Thirrja e re për propozime do të hapet shumë shpejt, duke ofruar mundësi të re për projekte me ndikim,” tha Altin Zeqo, drejtor i Konvergjencës dhe Kohezionit me BE-në, SASPAC.

Ndërsa Vullnet Arifi, shef i Departamentit për Koordinatorin e BE-së dhe CBC-së, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Maqedoni e Veriut, theksoi ndikimin e programit në përshpejtimin e aspiratave të anëtarësimit në BE.

“Duke u mbështetur në themelet e hedhura nga IPA 2, ky program harmonizon politikat tona rajonale me standardet e BE-së, duke hapur rrugën për aderimin e parashikuar. Thirrja e ardhshme për propozime do t’i jep më shumë energji komuniteteve tona për t’u angazhuar thellë me procesin tonë të integrimit në BE,” tha Arifi.

Briseida Gjoza nga Zyra e Antenës Maqedoni-Shqipëri theksoi qasjen gjithëpërfshirëse të programit.

“IPA 3 është projektuar me përpikëri për të rritur aftësitë tona rajonale për të përmbushur kriteret e BE-së, duke u fokusuar në elasticitetin e klimës, turizmin e qëndrueshëm dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Ne inkurajojmë palët e interesuara të përgatiten për thirrjen e ardhshme, e cila premton të forcojë përpjekjet tona bashkëpunuese,” tha Gjoza.

Ndryshe, ky investim strategjik i BE-së përmes programit IPA 3 është dëshmi e përpjekjeve të vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE, duke shënuar një mesazh të drejtpërdrejtë për udhëtimin e tyre drejt integrimit evropian.

Bekteshi me kërkesë: Taravari, Mexhiti dhe Kasami ta mbajnë fjalën, të dorëhiqen!

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ishte ai që gjatë fushatës ose para fushatës zgjedhore sfidoi partitë dhe liderët e partive opozitare që të noterizojnë deklaratat, ”kush humbë, tërhiqet nga politika”.

Këtë sfidë e pranuan të gjithë liderët e partive politike, e sot, kur Taravari humbi por nuk pranon dorëheqjen për indeks.mk, ka folur Kreshnik Bekteshi.

Ai ka thënë se jo vetëm Taravari, por dorëheqje duhet të japin edhe të gjithë të tjerët, përfshirë këtu edhe Izet Mexhitin i cili kishte dorëzuar kërkesën në noter, Bekteshi tha se i njëjti duhet të shkojë dhe ta tërheqë, ta marrë dorëheqjen dhe të vë “në funksion” atë.

Përveç kësaj, Bekteshi ka thënë se opozitarët duhet t’u kërkojnë falje qytetarëve dhe votuesve, sepse nuk kanë arritur që t’i bindin me programin e tyre.

Në fund, Bekteshi tha se qytetarët, mes VLEN-it dhe Frontit Europian, kanë vendosur t’i besojnë Ali Ahmetit dhe Frontit.

Kovaçevski i përgjigjet Mickoskit: Nuk përgatitemi për bojkot

LSDM nuk dorëzohet. Ata i bëjnë thirrje qytetarëve që më 8 maj të dalin sa më masovikisht dhe ta mbështesin Pendarovskin dhe LSDM-në. Kryetari Dimitar Kovaçevski, pas takimit që pati me përfaqësues të Odës ekonomike e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit, tha se votuesit askush nuk i ka nën kontroll dhe që t’i ruaj ata se si do të votojnë. Sipas tij, Stevo Pendarovski është kandidat i cili merret me një shtet që është progresiv, që dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, që i mbështet vendimet strategjike dhe prandaj presin mbështetje shumë më të madhe më 8 maj. Ndërkaq, e kundërshtoi deklaratën e  kreut të VMRO-së Hristijan Mickoskit se LSDM po përgatitet për bojkot, në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së

“Nuk është e vërtetë se unë përgatit skenarë për bojkot për rrethin e dytë të zgjedhjeve. Unë mbrëmë dërgova një porosi të qartë edhe nga Tubimi në Saraj edhe në Çuçer Sandevë dhe po e them edhe këtu, ju bëjë thirrje të gjithë votuesëve që të dalin masovikisht ditën e zgjedhjeve më 8 maj dhe ta mbështesin kandidatin për president Pendarovskin dhe koalicionin për të ardhme evropiane në zgjedhjet parlamentare. Pra, pa përjashtim të kemi dalje masovike, të zgjedhim president dhe përbërje parlamentare dhe Maqedonia ta vazhdoj rrugën e saj evropiane”.

Kovaçevski përsëriti se e kanë marrë porosinë e votuesve në rrethin e  parë të zgjedhjeve për të gjitha gabimet që i kanë bërë gjatë 7 viteve të kaluara, por tha se do të vazhdojnë të shkojnë në çdo qytet për të takuar qytetarët dhe të kërkojnë mbështetjen e tyre. Kandidati i LSDM-së për president dhe presidenti aktual Stevo Pendarovski aktiviteteve të fushatës ju kthehet sonte, me tubim në Krushevë.

RMV, u hap thirrja me mbështetjen më të madhe financiare nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik

Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik sot ka hapur Thirrjen “Grante të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve” që do të jetë e hapur deri më 4 qershor në ora 14:00, transmeton Portalb.mk.

“I dedikuar për ndërmarrjet që duan të zhvillojnë produkt, shërbim apo proces inovativ, vetëm ose në bashkëpunim me një ndërmarrje dhe/ose institucion tjetër që ushtron arsimin e lartë, gjegjësisht veprimtari kërkimore-shkencore”, njoftoi Fondi.

Raportohet që kjo është thirrje me volumin më të madh në aspektin financiar në Fond. Vlera maksimale e mbështetjes financiare do të jetë 20 milionë denarë.

“Qëllimi i instrumentit për mbështetje grante të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve është të inkurajojë rritjen e aktiviteteve kërkimore dhe zhvillimore në sektorin privat, të inkurajojë bashkëpunimin midis sektorit privat dhe institucioneve të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, si dhe forma të tjera të bashkëpunimit për komercializimin e inovacioneve”, thuhet në Konkurs.

Deri më 30 prill në mesnatë paraqitje e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim në zgjedhjet e 8 majit

Më së voni deri më 30 prill në mesnatë, votuesit të cilët janë të sëmurë ose të pafuqishëm duhet të paraqiten në Komisionet komunale të zgjedhjeve që të mund të vizitohen në shtëpitë e tyre më 7 maj dhe të votojnë për zgjedhjet për deputetë dhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Votuesi, i cili nuk është në mundësi të votojë në vendvotim (i pafuqihsëm ose i sëmurë), e dëshiron të votojë, për këtë do ta njoftojë KKZ-në më së voni 7 ditë para ditës së përcaktuar për votim, respektivisht deri më 30 prill në mesnatë, qëndron në Librin e afateve për zgjedhjet parlamentare të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve.

Për personat të cilët janë të sëmurë ose të pafuqishëm, e dëshirojnë të votojnë, po ashtu deri te KKZ-ja duhet të dorëzohet dokumentacion adekuat mjekësor.

Më 4 maj 2024 skadon afati për kërkesë për votim të personave, të cilët janë në paraburgim shtëpiak.

Të sëmurit dhe të pafuqishmit, të burgosurit, personat në paraburgim shtëpiak dhe personat në shtëpitë e pleqve votojnë një ditë para zgjedhjeve, më 7