26/04/2024
12.9 C
Tetovo
Ballina Blog

(VIDEO) Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami sot ka vizituar disa fshatra të komunës së Tearcës

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami sot ka vizituar disa fshatra të komunës së Tearcës.Ai vizitën e filloi në fshatin Nerasht ku siç tha prej këtij fshati filloi ndryshimi për koalicionin VLEN.Ai premtoi se do të punojë për përmirësimin e kushteve që të kthehen njerëzit që e kanë braktisur këtë fshat.Kasami më pas ka vizituar edhe fshatin Odër. VLEN kampanjën e zhvilloi në komunën e Tearcës. TV KOHA

(VIDEO) Vendimet për punësime në çerdhen e Tetovës pas zgjedhjeve

Shkaku i procesit zgjedhor, ende nuk është miratuar kërkesa e Çerdhes së Fëmijëve “Rinia”, në Tetovë për të angazhuar edukatore dhe personel tjetër. Mungesa e kuadrit në këtë çerdhe kohëve të fundit gjithnjë është më shumë evidente për shkak të pensionimit të një pjese të kuadrit, rritjes së numrit të fëmijëve që vijojnë procesin edukativ parashkollorë e kështu me rradhë. Nga Çerdhja e Tetovës thonë se kërkesat janë dërguar me kohë në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale por për shkak të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nuk janë miratuar.“Ne si kopsht kemi bërë kërkesa për edukatore shkaku i mungesës së personelit të nevojshëm, ku bënë pjesë edhe personeli teknik, por për arsye se u shpallën zgjedhjet, kërkesa jonë nuk ka marrë përgjigje. Por, të shpresojmë se pas përfundimit të zgjedhjeve do të kemi përgjigje pozitive”, deklaroi Fatlindja Jaja, drejtoreshë e Çerdhes Rinia.

Nga ana tjetër, janë bërë të gjitha përgatitjet për hapjen e çerdhes së re në Tetovë. Edhe në ndërtimin e kësaj çerdhe kishte probleme të cilët shkaktuan pengesa në përfundimin në kohë të çerdhes. Krahas vonesës me objektin, nga çerdhja Rinia, thonë se edhe për këtë çerdhe do të duhen vendime tjera për punësime, sepse kuadri aktual në çerdhet tjera nuk është i mjaftueshëm.“Presim përgjigje nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale që të jep vendim për hapjen e çerdhes së re Rilindja.Krahas vendimit për punë për këtë kopsht të fëmijëve, poashtu duhet të ketë edhe vendime të reja për punë sepse me këtë kuadër që ka kopshti jonë Rinia, nuk mund të funksionojë edhe objekti i ri.Patjetër duhet të ketë punësime të reja, apo vendime për punë tjera” tha drejtoresha Jaja.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami i pyetur në lidhje me vonesën e lëshimit në përdorim të çerdhes së re, tha se si komunë kanë bërë gjithçka që është e mundur dhe se tani duhet përkrahja e institucioneve qendrore që të funksionalizohet çerdhja e re, që sipas tij është mëse e nevojshme për shkak të kërkesës së madhe për regjistrim në çerdhe.Projekt për çerdhen e re afër shkollës Kirili dhe Metodi është financuar nga fonde ndërkombëtare dhe është realizuar nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.Hapja e kësaj çerdhe do të ulë numrin e fëmijëve që janë në listë të pritjes për të vijuar edukimin parashkollorë. Në Tetovë vetëm në çerdhen e fëmijëve Rinia të dhënat tregojnë se mbi 270 fëmijë janë në listë të prtijes për t`u pranuar në kopshtin e fëmijëve. Gjithsej në çerdhet e Tetovës janë të regjistruar mbi 1200 fëmijë, TV KOHA

(VIDEO) LSDM:Nuk heqim dorë nga e ardhmja evropiane

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë thotë se e ka pranuar mesazhin e qytetarëve dhe e dëgjoi mendimin e tyre.Kandidatja për deputete në zonën e gjashtë zgjedhore nga rradhët e LSDM-së Ema Neshkovska tha se ne i pranojmë gabimet e së kaluarës dhe nuk e përjashtojmë veten nga përgjegjësia për to.“Gjatë ditëve të fushatës do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve dhe të kërkojmë mbështetjen e të gjithë atyre që besojnë në konceptin e një të ardhmeje evropiane dhe të gjitha forcave demokratike progresive në vend.Ju inkurajoj dhe ju ftoj që në datën 8 maj të dilni masivisht në raundin e dytë parlamentar dhe të zgjedhjeve presidenciale me mbështetjen e numrit 1.Me 8 maj rezultati fillon nga 0 dhe çdo votë për LSDM-në dhe koalicionin për të ardhmen evropiane do të thotë parandalim i një qeverisjeje autoritare dhe një regjimi të ri të fortë.Ne nuk heqim dorë nga e ardhmja e Maqedonisë.LSDM ishte është dhe do të jetë shtylla e sigurisë së shtetit, tha kandidatja për deputete në zonën e gjashtë zgjedhore nga rradhët e LSDM-së Ema Neshkovska.TV KOHA

(VIDEO) Rritet çmimi i sigurimit të veturave! 15,44% për makinat me mbi 44 kilovat fuqi

Ky është mendimi i Refik Tahirit, punonjës në një kontroll teknik, pas vendimit të djeshëm të kompanive të sigurimeve për ta shtrenjtuar për 15.44% sigurimin e veturave që janë mbi 44 kilovat fuqi. Tahiri thotë se për këtë janë njoftuar dje dhe kjo u ka shkaktuar problem me klientët pasi që para 2-3 ditëve i kanë informuar me çmimet e vjetra.

“Nuk kishim informacione nga byroja për sigurimet shtetërore që është, vetëm se kemi parë që kemi çmime të ndryshme në sistem.
-A mund të na e sqaroni pak, kjo vetëm për veturat apo edhe për automjetet tjera dhe sa % është rritur?
-Për të gjitha kategoritë e veturave. Këtu e kam bërë një statistikë vetëm ata vetura që janë deri 44 kilovat fuqi nuk kanë ndryshuar çmimet. Mbi 44 kilovat çdo kategori e veturave ka ndryshuar çmimi edhe atë një çmim drastik nga 15% në sigurim”, tha Refik Tahiri, punonjës në kontroll teknik.

Për këtë ka reaguar edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, i cili tha se është e papranueshme rritja e shumës së policës së sigurimit të detyrueshëm nga kompanitë e sigurimeve.

“Kjo mund të interpretohet si sulm i drejtpërdrejtë, apo ndërhyrje politike e kompanive të sigurimeve, sepse tarifa me ato rritje është dorëzuar dy herë në Qeveri dhe po dy herë nuk është miratuar në seancën e Qeverisë. Kjo është një mënyrë manipuluese me të cilën, jashtë procedurës së paraparë, kompanitë e sigurimeve gjejnë mënyrën për të rritur çmimin e auto-sigurimeve në kurriz të qytetarëve. Ky është një shembull i shtetit të thellë që duhet çrrënjosur”, tha Bytyqi.

Sipas Agjencisë për supervizion të sigurimit, rritja e çmimit të polisave për sigurim të detyrueshëm të automobilave është hap i paarsyeshëm i kompanive të sigurimit. Për këtë arsye ASS i informoi dhe dërgoi propozim deri te Ministria e financave, në suaza të kompetencave ligjore, të iniciojë përgatitjen dhe sjelljen e tarifës së re të premisë për sigurim të detyrueshëm nga përgjegjësia automobilistike, dhe me këtë të kufizojë shumën e shtesës për shpenzime që do të mundësojë uljen e çmimit të polisave për sigurim të detyrueshëm nga përgjegjësia automobilistike.

Ministria e Financave sot ka thirrur Komisionin e Sigurimit të Autopërgjegjësisë, i cili ka mbajtur seancë për shqyrtimin e të gjitha aspekteve të miratimit të këtyre vendimeve. Duke vepruar kështu, nga Ministria informojnë se është konstatua se të hënën në një seancë të re duhet të shqyrtohet Raporti i Byrosë Nacionale të Sigurimeve për justifikimin dhe korrektësinë e miratimit të vendimeve nga kompanitë e sigurimeve dhe ndërmarrjen e hapave përkatëse, në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve.

VMRO-DPMNE:Për Gordana Davkovën kanë votuar edhe shqiptarë, turq e boshnjak

Bartësja e Listës për deputetët në njësinë e gjashtë zgjedhore të VMRO-DPMNE-së Dafina Stojanovska, gjatë një adresimi për qytetarët e Tetovës ka thënë se kandidatja e tyre për presidente Gordana Davkova Siljanovska ka marrë vota edhe nga shqiptarët, turqit, romët dhe shumë etni tjera, prandaj edhe ka falënderuar këta votues. “Gjatë ditës së djeshme kemi bërë analizë të procesit zgjedhor për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe analiza tregon se një pjesë e bashkëqytetarëve tanë si shqiptarë, turq, rom, boshnjak, kanë dhënë votën e tyre për kandidaten tonë për presidente Gordana Davkova Siljanovska. Në emër të kësaj, nga zemra u falënderoj bashkëqytetarëve të mi dhe I ftoj që këtë ta bëjnë edhe në rrethin e dytë.VMRO-DPMNE shtrin dorën për të gjithë, është koha që të bashkohemi që të mos funksionojmë sikurse deri më tani, por të investojmë në liri të vërtetë, jetë më të mirë dhe bashkëjetesë të vërtetë sidomos për ne njësinë e gjashtë zgjedhore.Koha është që t`I kundërvihemi kriminalitetit dhe Maqedoninë ta bëjmë tonë dhe krenare” deklaroi Bartësja e Listës për deputetët në njësinë e gjashtë zgjedhore të VMRO-DPMNE-së Dafina Stojanovska. TV KOHA

U akuzua se ndihmoi vrasësit e së bijës ta rrëmbenin, del nga burgu babai i Vanjës Aleksandar Gjorçevski

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka pranuar ankesën e babait të Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, dhe i ka caktuar masën e siguerisë “arrest shtëpie”, duke e liruar nga qelia.

“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton opinionin se pas seancës publike të mbajtur më 25.04.2024, këshilli për vepra penale ka marrë vendim me të cilin ankesa e të akuzuarit A. G., deklararuar përmes avokatit të tij mbrojtës Vladimir Tufegxhiq, avokat nga Shkupi, është pranuar dhe vendimin e Gjykatës së Apelit Shkup KSŽ-320/24 i datës 04.02.2024, e ka ndryshuar dhe të akuzuarit i caktoi arrest shtëpiak dhe masë sigurie”, njoftoi sot Gjykata Supreme.

Seanca e sotme ishte seanca e dytë publike para Gjykatës Supreme lidhur me masën e paraburgimit ndaj babait të Vanjës, pasi në mars të këtij viti Gjykata Supreme e hodhi poshtë si të pabazuar ankesën ndaj masës së paraburgimit të Gjorçevskit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkup.

Babai i Vanjës dyshohet se ka ndihmuar në rrëmbimin e vajzës së tij, të miturës Vanja Gjorçevska, e cila ishte shpallur e zhdukur më 27 nëntor dhe u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur edhe Pançe nga Velesi u gjet i vdekur në afërsi të Velesit, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor.

Taravari: Propozimi i ardhur nga Mickoski tregon se e ka kuptuar ku qëndron pesha e votës dhe deputetëve shqiptarë

Propozimi i ardhur nga Mickoski tregon se edhe VMRO e ka kuptuar ku qëndron pesha e votës dhe deputetëve shqiptarë.
Megjithatë, fokusi ynë si koalicion dhe si parti, është puna për zgjedhjet e 8 majit, për numrin më të madh të mandateve.
Pas zgjedhjeve, do të udhëhiqemi nga interesi kombëtar i shqiptarëve, nga nevoja urgjente për pastrim të qeverisë nga korrupsioni, dhe nga orientimi ynë i panegociueshëm pro-perëndimor.
Ne si VLEN jemi më të bashkuar se kurrë. Vota jonë është shumica e votës shqiptare. Mandatet tona shkojnë për deputetë shqiptarë. Sepse ne i mbrojmë e i përparojmë shqiptarët, nuk i shesim e nuk i blejmë! shkruan mes tjerash Taravari.

(VIDEO) Universiteti i Tetovës përmes ditës së hapur dhe panairit të karrierës ka pritur maturantët e shkollave të mesme

Universiteti i Tetovës përmes ditës së hapur dhe panairit të karrierës ka pritur maturantët e shkollave të mesme në rektoratin e Tetovës. Këto aktivitete mbahen për të tërhequr sa më shumë maturantë që të regjistrohen në vitin e ri akademik 2024/25 në Universitetin e Tetovës.Deri më tash stafi akademik i Universitetin e Tetovës ka prezantuar ofertën akademike nëpër shkollat e mesme të vendit. Prorektori për arsim Ibrahim Neziri tha se sot organizohet Dita e Hapur me një agjendë shumë të pasur nga 13 fakultetet dhe 98 programe studimore të cilët kanë përgatitur prezantime për natyrën e programeve, kompetencat që do t`I fitojnë pas përfundimit të studimeve me qëllim që të përfocohet komunikimi me maturantët dhe ata ta kenë më lehtë për të marrë vendime për të vendosur për të ardhmen e tyre. “Këtë vit akademik në Universitetin e Tetovës listës së programeve studimore i shtohen edhe katër programe të reja, Mjekësia Veterinare në fakultetin e Bujqësisë, Kozmetikë dhe estetikë në shkencat e mjekësisë, biologji dhe kimi i përshtatur kuadro për shkollat fillore që është në kuadër të fakultetit të shkencave mjekësore dhe informatike afariste që është në kuadër të fakultetit të administrimit të Biznesit”, deklaroi prorektori për arsim Ibrahim Neziri.Në ndërkohë, në kuadër të ditës së hapur është mbajtur edhe Panairi i Karrierës, ku shumë kompani prezantojnë ofertat e tyre për vende të punës. Në ndërkohë, nga Universiteti i Tetovës thonë se gjithnjë janë duke bërë përpjekje që të ofrojnë programe studimore që në të ardhmen do të mund të jenë konkurues në tregun e punës.“Kjo platformë paraqet edhe urën lidhëse mes studentëve, stafit akademik dhe komunitetit të biznesit.Tradicionalisht çdo vit Universiteti i Tetovës hap dyert për një numër të konsiderueshëm të kompanive, kryesisht të vendit, ku përfshihen ato me kapacitete prodhuese, kompani ushqimore, librari, farmaci e kështu me rradhë, të cilët kanë interes që të inkuadrojnë kuadrin tonë në rradhët e tyre.Kjo është një mundësi e mirë për apsolventët që të njihen edhe me ofertën e tregun e punës në të ardhmen ku do të veprojnë”, tha prorektori për shkencë Agon Memedi.Sipas autoriteteve të Universitetit të Tetovës, programet janë duke u përditësuar në bazë të tregut të punës. Universiteti i Tetovës ka kërkuar nga Ministria e Arsimit 4700 vende të lira për pranim të studentëve të rinj. TV KOHA

(video) Biblioteka e Tetovës organizoi manifestimin tradicional “Konkursi Letrar”

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të Librit, Biblioteka e Tetovës ka organizuar manifestimin tradicional Konkursi Letrar.Me këtë rast, paraprakisht nxënësit e shkollave fillore kanë konkuruar me poezitë e tyre ndërsa komisioni ka bërë përzgjedhjen e poezive më të mira.Ky aktivitetet ka për qëllim që të nxisë më të vegjëlit që të merren me shkrime që në moshë të hershme. Nurije Bajrami-Drejtoreshë Ky manifestim u mbajt në Pallatin e Kulturës në Tetovës, ndërsa është ndjekur nga një numër i madh i prindërve. Përndryshe, Biblioteka e tetovës disponon me fond prej 110.000 njësive bibliotekare dhe ka afro 5000 anëtarë aktiv të të gjitha kategorive. Çdo vit realizohen projekte financiarisht të mbështetura nga Ministria e Kulturës si dhe manifestime që janë pjesë e programit të punës në bibliotekë. Në vitin 2023 Biblioteka mori çmimin “Biblioteka e vitit”. TV KOHA

Me valixhe para Komunës së Çairit, Fronti Europian kërkon dorëheqje nga krerët e VLEN-it

Fronti Europian kërkon dorëheqje nga të gjithë katër kryetarët e partive politike pjesë përbërëse e koalicionit VLEN pas rezultateve të mbrëmshme ku kandidati Bujar Osmani fitoi Arben Taravarin me mbi 37 mijë vota dallim.

Skender Rexhepi Zejdi, kërkon nga Izet Mexhiti, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Arben Taravari, të mbajnë fjalën dhe të japin dorëheqje.

Ndërkohë Artan Grubi nga Fronti Europian, me vete kishte sjellur një valixhe. Duke treguar se çfarë kuptimi ka ajo valixhe, thotë se lidhet me këngën e Noizyt, këngë të cilën e ka përdorur thuajse në çdo tubim të Frontit Europian, e që i dedikohet koalicionit VLEN.

Kreu i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, profilit të tij në Facebook, vetëm falenderoi të gjithë votuesit të cilët mbështetën Arben Taravarin dhe koalicionin VLEN. Për Grubin, erdhi reagimi nga kryetar i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Artan, terapinë po ta shkruan Dr.Arbeni, e merr në 8 maj!, ka shkruar Visar Ganiu në facebook profilin e tij.

Ndryshe çështja e dorëheqjeve u pati bërë aktuale rreth një muaj më parë nga ministri i ekonomisë nga radhët e BDI-së, Kreshnik Bekteshi, i cili kërkoi nga të gjitha partitë politike të nënshkruajnë marrëveshje, me çka obligohen që pas zgjedhjeve, ata që humbin të mos merren më me politikë. Këtë sfidë e pati pranuar vet Arben Taravari i cili pati thënë që kushdo që humbë, duhet të tërhiqet dhe për këtë janë të gatshëm edhe vet ata nga VLEN.

E pasi u publikuan rezultatet mbrëmë dhe fitorja i takoi kandidatit të Frontit Europian për president, Bujar Osmanit, Bekteshi përsëri pyeti Taravarin se tek cili noter e ka dorëzuar deklaratën për dorëheqje. E njejta ka shkruar se vlenë edhe për Izet Mexhitin.