27/04/2024
7.7 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 10

Mickoski i përgjigjet Ahmetit: Gurabijet dhe qumështi do të ju ngecin në fyt! Menjëherë pas zgjedhjeve do të kontaktojë opozitën shqiptare

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i është përgjigjur liderit të BDI-së, Ali Ahmeti pas fjalimit të tij mbrëmjen e djeshme në sheshin Maqedonia në Shkup, i cili i tha Mickoskit: “Hristijan Mickoski është rritur me gurabija, me keksa! Hristijan mos nis BELA dhe mati fjalët se je i ri dhe të qet buza tomël”. përcjell TV21. Mickoski thotë se Ahmeti po e bën këtë nga frika prej humbjes në zgjedhje, ndërsa theksoi se pas zgjedhjeve, do të kontaktojë opozitën shqiptare për bashkëpunim.

Postimi i plotë i Mickoskit:

Dje në Aerodrom dhe në Gazi Babë i bëra thirrje opozitës shqiptare të bashkohet kundër kësaj qeverie dhe shpreha qëllimin tim publik që menjëherë pas zgjedhjeve, që në ditën e parë, do të kontaktoj me ta për bashkëpunim të bazuar në parimet rreth të cilave ne do të bashkohemi. Po këtë ditë u lajmërua Ali Ahmeti, i cili është përgjigjur i nervozuar, duke më fyer dhe duke më drejtuar një dozë të kërcënimeve, por duhet ta dijë se kërcënimet e tij jo vetëm që nuk më trembin, por edhe më bëjnë të qesh. Kërcënimet vijnë nga një burrë para daljes në pension politik, pak ndoshta dhe i harruar, por gjithsesi me fyt të mirë, që e ushtron duke kënduar në institucionet shtetërore dhe në festat e partisë.
Ushqimi im i fëmijërisë ishte i rëndësishëm për Aliun, hmmm…, e çuditshme, kështu që ai përpiqet të dërgojë kërcënime përmes shakave. Unë do t’i përgjigjem atij! Ushqimet e mia Ali në fëmijërinë time u fituan nga prindërit e mi me shumë dashuri dhe sakrifica për të më rritur dhe edukuar në një person që do të respektojë dhe luftojë për Maqedoninë e tij. Por çfarë është me rëndësi? E rëndësishme është Ali që ti të tregosh se me çfarë ke ushqyer fëmijët e tu, kështu që sot djemtë pa mjekër po fitojnë miliona, po blejnë Soravia, apo si e fituan atë pallatin në Zajaz, që është si ai i ndonjë sheiku në Lindje të Mesme, dhe jo si i ndonjë politikani nga Maqedonia e varfër. E kuptoj nervozizmin dhe panikun sepse jeni lexuar për herë të parë dhe jeni para humbjes. Po vjen koha për përgjigje për shumë pyetje. Nuk është 2001, por 2024, 23 vjet më vonë, dhe BDI e ktheu në një organizatë kriminale nga e cila vuajnë shqiptarët dhe maqedonasit. Shumë shpejt, nga sot, gurabijet dhe qumështi do të ju ngec në fyt…

Fjalimi i Ali Ahmetit kundër Mickovskit pushton rrjetet sociale dhe elektrizon votuesit e rinj

Fjalimi i liderit të BDI-së në Shkup drejtuar një mase të madhe njerëzish, duket se ka elektrizuar masën informonTetovasot.

Pjesa ku ai i drejtohet liderit të VMRO-DPMNE-së Mickovskit dëgjohet nga shumë të rinj nëpër vetura që kanë shkëputur atë fragment por edhe ka pushtuar rrjetet sociale.

“Mati fjalët Mickovski, se fjalë mbas fjale nis belaja” kështu kreu i BDI-së Ali Ahmeti ia ka kthyer në të njëjtën monedhë fjalimeve nacionaliste të Mickovskit që shënjestër kanë shqiptarët .
“Hristijan, populli im thotë gurë mbi hurë bëhet kalaj e fjalë mas fjale nis belaja, mos nis bela dhe mati fjalët se je i ri dhe të çet akoma buza tamël” u shpreh Ahmeti.
Fronti Europian në sheshin Maqedonia në Shkup mbajti tubimin qendror në prani të mijëra qytetarëve të cilët japin mbështetjen këtij koalicioni që do të triumfojë më 24 prill në zgjedhjet presidenciale dhe më 8 maj në zgjedhjet parlamentare.Tetovasot

Në zgjedhjet presidenciale të drejtë vote kanë 1.814.317 votues

Në zgjedhjet e shtata presidenciale që do të mbahen të mërkurën, të drejtë vote kanë 1.814.317 votues. Prej tyre, në ekstraktet nga Lista zgjedhore për votim në shtet janë të regjistruar 1.713.758 votues.

Në ekstraktet e veçanta nga Lista Zgjedhore për personat që kanë paraqitur kërkesë për votim në përfaqësitë diplomatike konsullare apo zyrat konsullare janë regjistruar 2.569 votues, të cilët kanë paraqitur kërkesë për votim në institucionet për përkujdesje jashtëfamiljare, ndërsa në Listën zgjedhore janë regjistruar edhe dy persona të zhvendosur brenda vendit.

Votimi në zgjedhjet e shtata presidenciale duhet të mbahet në 3,480 qendra votimi në vend, por në 120 qendra votimi janë më pak se dhjetë votues të cilët janë drejtuar të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në qendrën më të afërt të votimit.

Specializantët privatë sot do të mbajnë protestë para Ministrisë

Specializantët privatë sot do të mbajnë protestë paqësore para Ministrisë së Shëndetësisë nën moton “5 me 12 për shëndetësinë e Maqedonisë”.
“Kemi vendosur të protestojmë nën moton “5 me 12 për shëndetësinë e Maqedonisë” për të ngritur sërish zërin për kërkesat tona për jetë dinjitoze dhe për të drejtat elementare të njeriut. Kjo protestë nuk synon vetëm të shprehë pakënaqësinë tonë personale, por ne protestojmë edhe për të shprehur dëshirën tonë për të përmirësuar kushtet për ne si mjekë dhe për pacientët tanë”, thuhet në deklaratën e dërguar mediave.

Javën e kaluar ata dolën në grevë duke kërkuar paga më të larta, sigurim shëndetësor falas dhe rregullim të statusit të punës. Në seancën e së martës, qeveria vendosi që statusi i specialistëve privatë të vendoset pas zgjedhjeve me projekt-zgjidhje ligjore që do të parashikojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre të përgjithshme.

Dita e fundit e fushatës për zgjedhjet presidenciale!

Sot është dita e fundit e fushatës për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen të mërkurën, më 24 prill.

Pas mesnate fillon heshtja parazgjedhore e cila do të përfundojë ditën e votimit në orën 19:00, ndërsa fushata për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj do të vazhdojë dhe nuk do të ndërpritet.
Kandidatët presidencial, si dhe kandidatët për deputetë edhe sot janë me aktivitete parazgjedhore.

Votuesit në zgjedhjet e shtata parlamentare do të mund të zgjedhin një nga shtatë kandidatët për president – pesë burra dhe dy gra. Kandidatët janë presidenti aktual Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, Biljana Vakovska e mbështetur nga E Majta, Maksim Dimitrievski – ZNAM, Stevço Jakimovski – GROM, Arben Taravari nga koalicioni VLEN dhe Bujar Osmani nga Fronti Evropian.
Karakteristike për këto zgjedhje është se në vend të dielën, zgjedhjet do të mbahen të mërkurën, ditë e shpallur nga Qeveria si ditë jopune. Gjithashtu, këto zgjedhje përkojnë me zgjedhjet për deputetë dhe identifikimi i votuesve do të bëhet sërish me aparate identifikimi biometrike.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale që pritet të zhvillohet, do të përkojë me zgjedhjet parlamentare të 8 majit, ndërsa kur votuesit të shkojnë në qendrat e votimit para se të marrin fletëvotimin, do të duhet të deklarojnë nëse do të votojnë për të dyja zgjedhjet ose jo. Nëse nuk duan të votojnë në asnjë prej zgjedhjeve, nuk do të mund të ndryshojnë mendje gjatë ditës dhe të kthehen sërish në qendrën e votimit dhe të votojnë.
Për zgjedhjet presidenciale në Listën zgjedhore janë regjistruar 1.814.317 votues. Në çertifikata nga Lista zgjedhore për votim në vend janë të regjistruar 1.713.758 votues, ndërsa jashtë vendit në PDK apo zyrat konsullare do të votojnë 2.569 votues.
Në çertifikatën e veçantë nga Lista zgjedhore për personat të cilët janë në vuajtje të dënimit me burg ose në paraburgim gjatë zgjedhjeve janë regjistruar 2.147 votues.

Janë regjistruar edhe 534 votues, të cilët kanë paraqitur kërkesë për votim për personat të cilët gjatë kohës së zgjedhjeve ndodhen në institucionet e përkujdesjes jashtë familjare. Dy persona janë renditur si persona të zhvendosur brenda vendit.

Diaspora, të burgosurit, të moshuarit, të sëmurët dhe të pafuqishmit votojnë një ditë para zgjedhjeve, pra të martën e 23 prillit. Votimi për president ka filluar me anëtarët e këshillave zgjedhorë që kanë udhëtuar për të zhvilluar votimin në diasporë. Në ekstraktin e posaçëm nga Lista zgjedhore janë shënuar 191 votues, të cilët duhet të votojnë në diaporë.

Në përfaqësitë diplomatike dhe në zyrat konsullare nesër, 23 prill, nga ora 07:00 deri në orën 19:00 sipas kohës lokale, kundër kërkesave të pranuara 2.571 janë paraqitur në shtetin tonë, votimi duhet të bëhet në Abu Dhabi ku janë regjistruar 26 qytetarë tanë për të votuar, në Beograd- 31, Berlin – 260, Bernë – 186, Bon -164, Bruksel – 93, Uashington- 34, Venecia – 79, Vienë – 123, Detroit – 34, Zagreb-87, Kanberra – 31, Kopenhagen-74, Londër-87 , Lubjanë -332, Mynih-166, Melburn-64, Nju-Jork-85, Oslo-41, Paris-44, Pragë-52, Romë-30, Stokholm-85, Toronto-117, Hagë-65, Çikago-88 , Ankara- 18, Varshavë-23, Madrid-18, Pekin-12 dhe Sofje 22.

Qytetarët tanë të tjerë që jetojnë jashtë vendit mund ta ushtrojnë të drejtën e votës në qendrat e votimit në vend, sipas adresës në dokumentet e tyre personale.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) këtë fundjavë materialin jokonfidencial dhe konfidencial, duke përfshirë fletët e votimit, ua ka shpërndarë Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, të cilat të martën duhet t’ua dorëzojnë këshillave zgjedhorë.

Sipas njoftimeve, informatat e para duhet KSHZ-ja t’i shpallë rezultatet e zgjedhjeve para mesnatës së 24 prillit.

Moti në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 15 deri në 21 gradë.

Të martën nën ndikimin e valës së re të lagësht do të ketë reshje shiu që do të jenë më të bollshme dhe të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima të rralla dhe erëra të forta. Më pas në ditët në vijim do të ketë reshje lokale të kohëpaskohshme me intensitet të dobët, e të enjten me intensitet mesatar.

Taravari: Ju lutem për mobilizim të jashtëzakonshëm në Gostivar të jetë mbi 7000 vota

Koalicioni i opozitës shqiptare VLEN, sonte kishte tubim në Gostivar. Kandidati i VLEN-it, për president, Arben Taravari tha se fitoret në këtë qytet renditen që nga vitit 2016 një pas një..
Ai tha se nuk ka dyshim që në Gostivar të bëhet diferenca sa më e madhe e mundshme.
“Ne tash jemi radhitë si opozitë e bashkuar shqiptare. Ju lutem për mobilizim të jashtëzakonshëm. Se më thonë se m’ke premtu 7000 mijë vota diferencë, prandaj të punojmë këto ditë së bashku dhe ta sjellim fitoren e madhe”, deklaroi Arben Taravari.
Taravari tha se më 24 prill të jetë fitorja e parë ndërsa fitorja të vuloset më 8 maj.

Bujar Osmani me mesazh ndaj bashkëqytetarëve maqedonas “Erdhi koha t’i ndryshojmë gjërat!”

Kandidati për President nga Fronti Europian, Bujar Osmani në tubimin qendror në Sheshin “Maqedonia” me mesazh për bashkëqytetarët maqedonas, ashtu si edhe për bashkëqytetarët nga të gjitha bashkësitë e tjera etnike në Maqedoninë e Veriut. Osmani u bëri thirrje t’u japin fund paragjykimeve.

“Jam i vetëdijshëm se paragjykimet dhe barrierat etnike ende ekzistojnë. Por disa interesa globale, të cilat nuk ia duan të mirën vendit, po nxisin ndarjet ndërmjet bashkësive etnike. Unë dua t’ju drejtohem drejtpërdrejt. Sinqerisht dhe me zë të lartë. Ka ardhur koha t’i ndryshojmë gjërat!” tha Osmani.

Osmani u foli edhe për vizionin e koalicionit.

“Fronti Europian është një ide më e madhe se të gjithë ne. Një ide për një të ardhme më të mirë në një Evropë të bashkuar. Prandaj, të bashkohemi, së bashku do t’ia arrijmë qëllimit shumë më shpejt” theksoi kandidati për President Europian.

Mexhiti thotë se me VLEN do të kemi shtet të së drejtës, flet për shqiptarët e dënuar padrejtësisht

Në tubimin Qendror të koalicionit VLEN, të mbajtur në Gostivar, Izet Mexhiti tha se me ta në qeveri problemet e qytetarëve do të kenë zgjidhje dhe premtoi se do të funksionojë drejtësia, transmeton TV.

“Ju premtojmë se shteti i së drejtës do të funksionojë, do të bëjmë reformë në drejtësi, me vetting do të nxjerrim nga burgu të gjithë shqiptarët të dënuar padrejtësisht. Problemet e juaja do të gjejnë përgjigje e zgjidhje. Do të kemi një qeveri që dëgjon qytetarin, një qeveri që shërben qytetarin, një qeveri që angazhohet për qytetarin”, tha Izet Mexhiti.

Kasami nga Gostivari: BDI me polici kërcënojnë qytetarët – burgu është për kriminel, aty do të përfundojnë!

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në tubimin qendror të koalicionit VLEN në Gostivar ka deklaruar se qytetarët nuk do ta harronë asnjëherë keqqeverisjen 22 vjeçare të BDI-së. Më tej Kasami ka thënë se ata po e ndjejnë humbjen e pushtetit dhe për atë arsye jane tërbuar.
“22 vjeçarin e keqqeverisjes nuk do ta harrojmë asnjëherë, sepse drejtësia duhet të veprojë. Drejtësia duhet të hetojë dhe dënojë inkriminimet pushtetare në institucionet qeveritare. Për shkak të krimeve që kanë bërë, tani që e ndjejnë se e humbin pushtetin, ata janë tërbuar. Nga njëra anë çdo ministër dhe drejtor i tyre bën presion ndaj qytetarëve. E nga ana tjetër, i keqpërdorin policët duke i detyruar që të marrin pjesë nëpër tubime të BDI-së, të mbjellin frikë tek qytetarët, të kërcënojnë qytetarët nëpër telefona, vetëm për ti bindur të votojnë për BDI-në. Por u dërgoj të fala nga këtu, se nuk u trembemi, siç nuk u jemi trembur regjimit të Millosheviqit, nuk i trembemi as piunëve të Vuçiqit. Por iu them nga këtu, se duhet ta dinë se 8 maji është afër, e se do të përgjigjen për çdo veprim anti ligjor dhe kundër qytetarëve. Burgu është edhe për burra, por edhe për kriminelë. Krimi nuk bën pa u ndëshkuar e dënuar, sepse në të kundërtën përsëritet. Ashtu dhe duhet të veprojë shteti i së drejtës, që është njëra ndër pikat tona të forta programore”, deklaroi Kasami.