01/05/2024
13.1 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 5

Ahmeti nga Tearca: Më 8 maj vendoset se a do të shkojmë drejt integrimit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në kuadër të fushatës zgjedhore parlamentare ka vazhduar takimet me banorët e Tearcës. Para simpatizantëve, Ahmeti ka theksuar se tani kemi dy opsione, opsioni i integrimit dhe opsioni i vendnumërimit.

“Me 8 maj vendoset a do të shkojmë drejt integrimit apo do të ulemi në kolltukë për të vendnumëruar dhe ta bëjmë si ajo porosia e Gjergj Fishtës që thotë: A i kishte mytesarifi Arifi kësulën qyp apo mullar!? Për këtë të dytën le të ndalen ata që mendojnë për vendnumëro dhe le të shohin se si e ka mytesarifi kësulën “qyp apo mullar”? Ne e kemi ndarë mendjen se ardhmëria e vendit tonë është Bashkimi Evropian, nuk ka filozofi dhe teori tjetër që mund ta vërtetojë të kundërtën. Lëre që s’ka teori dhe praktikë që mund të kundërtën të na e dëshmojë por akoma nuk kanë lindur burra në këtë vend që mund të na bindin për ndryshe se ne e kemi vënë moton: Po EVROPËS dhe JO Rusisë! Fundi i fundit atdheu i të parëve i të gjithë evropianëve është Mesdheu, është Ballkani, janë edhe tokat shqiptare. Evropa e qetë nuk mund të jetë edhe pa hapësirat e Ballkanit Perëndimor, koha dhe historia e ka dëshmuar që paqja, stabiliteti dhe siguria janë të qëndrueshme kur triumfojnë në hapësira të gjëra, në shumë vende e shtete prandaj edhe kjo copë e vogël e Evropës që ka mbetur është momenti i fundit që të jetë pjesë e saj. Na kanë dëshmuar shumë personalitete të Evropës, po e bëtë edhe hapin e pritshëm, ndryshimin e Kushtetutës brenda katërt viteve jeni anëtarë të Bashkimit Evropian. Unë e shoh që rezistenca është e madhe, rezistencë patriotike nga opozita maqedonase, se gjoja po shiten interesat kombëtare dhe se kombi maqedonas është i rrezikuar drejt asimilimit dhe tjetërsimit. Përse përcjellin këtë mesazh ogurzi tek popujt tjerë, pse e vënë në dyshim identitetin e vet kombëtar, ai që është maqedonas është maqedonas, ai që është bullgar është bullgar, ai që është shqiptar është shqiptar dhe jo sipas stinëve të nderojnë gëzofin, kështu që dëshmi se asgjë nuk do të ndodhë por përkundrazi do të forcohen komuniteti maqedonas me futjen e bullgarëve në Kushtetutë dhe garancia nga komuniteti ndërkombëtar, nga Bashkimi Evropian, nga SHBA-ja është që nuk ka as kërkesa shtesë nga pala bullgare e as nuk do të ketë prandaj mos të bëhen peng për anëtarësimin e vendit në BE si e vetmja alternativë që ne mund të ndalim njerëzit në kërkim të standardeve më të fuqishme dhe më të mira drejt vendeve të Evropës”, tha Ahmeti.

E vetmja alternativë, sipas tij, që na mundëson të bëjmë programe për kthimin e atyre që janë në Evropë, kush është patriot e atdhetar dhe ta dojë këtë vend, duhet ta kuptojë, sot është momenti i duhur, momenti historik që vendi ynë të ecë përpara dhe jo të qëndrojë në vendnumërim.

Sot është momenti historik, po ndërtojmë ardhmërinë e shtetit, po forcojmë demokracinë, paqen stabilitetin, zero problem me fqinjët. Çdo patriotizëm pa mbulesë, çdo provokim e ofendim në adresë të Frontit dhe në veçanti të Bashkimit Demokratik për Integrim që nën emër justifikohen me BDI-në sepse është politikë antishqiptare, nuk është çështje e BDI-së por është çështje antishqiptare, çdo kthim pas është i rrezikshëm për vendin, për stabilitetin dhe marrëdhëniet ndëretnike. Përgjegjësinë për stabilitet, për qetësi e paqe në këtë vend e mbajnë dy komunitetet më të mëdha shqiptarët dhe maqedonasit, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm se çfarë flasim sepse po të vijë puna për trimëri, nuk është mirë që të matemi, iku koha e trimërisë, pushka pas luftës nuk ka vlerë, ashtu siç fjala pas kuvendit është e pavlerë”, ka deklaruar kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në Tearcë.

Taravari: Ahmeti me “shkues” te VMRO – ja për koalicion pa kushte

Nëse vazhdojnë me presione dhe shantazhe sikurse me 24 prill, unë do të dalë me emra dhe mbiemra të atyre njerëzve, veçanërisht të policëve që kanë shantazhuar banorë të fshatit Çegran. Këtë paralajmërim e ka bërë kryetari i komunës së Gostivarit dhe ASH-së, Arben Taravari sot nga një aktivitet të Forumit Rinor të VLEN në sheshin e Gostivarit.

Taravari porositi se këta njerëz do të përgjigjen, prandaj duhet ta mendojnë mirë pasi, siç ai shtoi, me 9 maj vjen qeveri e re.

“Me gjithë këto mekanizma që i përdor BDI-ja dhe me gjithë këto para që ka dhe me gjithë këto institucione…, prandaj unë prej këtu kisha bërë një apel policisë në Gostivar, posaçërisht në fshatin Çegran, por edhe institucioneve tjera të cilat bizneseve u bëjnë presione e që i kemi me emra e mbiemra, disa edhe me video, le ta mendojnë se me 9 maj do të kemi qeveri të te dhe këta njerëz do të përgjigjen”, deklaroi Taravari.

Qeveria e ardhshme do të jetë qeveri e ndryshimit, atë që e duan qytetarët, tha më tej Taravari dhe shtoi se garancë më e madhe se VLEN për rrugën evropiane të vendit nuk ka.

“Nuk dua tash të bëjë spekulime, por dëgjojë se ka sinjale. Sikurse z. Ahmeti që dërgon, siç e dëgjova dje, shkuzë për te VMRO-ja që pa kushte të hynë në Qeveri dhe dëgjojë se edhe do deputetë veçmë negociojnë me VMRO-në”, tha Taravari.

Taravarin në sheshin e Gostivarit e shoqëronin Bilall Kasami, bartës i njësisë zgjedhore gjashtë për deputetë nga kolaicioni “VLEN”, dhe kandidatë të tjerë të koalicionit për deputetë. I pyetur se si e komenton deklaratën e Mickoskit se sikurse BDI edhe VLEN bisedojnë me VMRO-në pa kushte për qeveri, Kasami tha se kjo nuk është e vërtetë.

“Brenda programit janë edhe ndryshimet kushtetuese, pra një ndër pikat kryesore të programit tonë janë edhe ndryshimet kushtetuese”, theksoi Kasami.

U kapën me 599 dokumente të falsifikuara, arrestohen në Greqi dy shtetas të RMV-së

“Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut u arrestuan në Greqi dhe më pas u dënuan me burg, pasi policia greke gjatë bastisjes të së premtes në pikën kufitare të Dojranit iu gjet 599 dokumente të falsifikuara bosh”, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Policia greke bëri të ditur se dy personat u arrestuan pasi u kontrolluan me hyrjen në Greqi, dhe i’u gjetën gjithsej 440 dokumente bosh (karta identiteti, patentë shoferi, leje qëndrimi) nga vende të ndryshme evropiane.

Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazhin e automjetit janë gjetur edhe 159 dokumente të tjera bosh, të cilat gjithashtu janë sekuestruar.

Agjencia greke e lajmeve “ANA-MPA” raportoi se Gjykata Penale në Kukous i shpalli fajtorë të dy të arrestuarit për falsifikim dhe komplot për përfitime ekonomike dhe i dënoi me pesë vjet burg.

Sipas “ANA-MPA”, dy të akuzuarit nuk kanë bërë të ditur detaje nga aktivitetet e tyre gjatë seancës dhe janë mbrojtur duke heshtur.

“Përplasjet Ahmeti-Mickoski dëmtojnë partitë”

Retorika e ashpërsuar politike me afrimin e zgjedhjeve nuk sjell përfitime për partitë politike por përkundrazi, u sjell atyre pikë negative, shkruan Alsat.

Kështu vlerëson njohësi i zhvillimeve politike Sinisha Pekevski duke komentuar përplasjet dhe akuzat e BDI-së drejtuar Mickoskit dhe koalicionit të mundshëm të tij me opozitën shqiptare VLEN.

“Zhurmën që e bën lideri i BDI-së për momentin nuk çon askund dhe përfundimisht ata duhet ta pranojnë se do të jenë opozitë. E para, qytetarët i dërgojnë në opozitë por e dyta, edhe mbështetësit e tyre në BE ose në SHBA ua bënë të qartë me vendosjen e Ramiz Merkos në listën e zezë se ata janë pjekur për në opozitë dhe se është koha të qetësohet pak gjithë situata”, tha Sinisha Pekevski, analist politik.

Sipas Pekevskit, parimi “fituesi me fituesin” është temë e mbyllur pasi nuk u respektua fillimisht nga vetë BDI-ja.

“Në zgjedhje mund të ketë vetëm një fitues dhe nuk mund të ekzistojë blloku maqedonas, shqiptar, turk, vlleh, rom. Ekzistojnë zgjedhje në të cilat partitë politike bëjnë garë. Fitues i zgjedhjeve me shumë siguri do të jetë VMRO-DPMNE-ja dhe me kë do të bëjë qeveri është zgjedhje e tyre edhe pse oferta deri te VLEN është dorëzuar dhe mendoj se ata tashmë janë marrë vesh se si do të funksionojë ajo qeveri. Parimin e mëhershëm që e imponuan të njohur si “fituesi me fituesin” e shkeli BDI-ja dhe ajo temë më është mbyllur” , u shpreh Sinisha Pekevski, analist politik.

Sipas Pekevskit, pikë negative për partitë në pushtet sjell edhe fajësimi që ditë më parë i bëri LSDM-ja – BDI-së për rezultatin e dobët në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të partisë maqedonase në pushtet./ Alsat.mk

Mexhiti: Orientimi proevropian kusht i jonë për të qenë pjesë e Qeverisë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, nga Çarshia e Shkupit, tha se ata sot e kanë shpërndarë programin e tyre me vizitorët e Çarshisë.

Sa i përket VLEN-it dhe hyrjes në qeverinë e ardhshme, Mexhiti, tha se një prej pikave është orientimi evropian i qeverisë.

“Ne nuk duam me çdo kusht të jemi pjesë e çfarëdolloj qeverie që nuk e ka orientimin të qartë drejt integrimeve evropiane”, ka deklaruar Izet Mexhiti, shkruan SHENJA.

Mexhiti tha se ata vlerësojnë se vetëm Levica është parti e tillë, e cila nuk ka orientim proevropian.
Mexhiti tha se ata janë të bindur se do të kenë më tepër deputetët shqiptarë dhe do të jenë fitues të legjitimitetit të shqiptarëve.

Pendarovski: Asnjëherë nuk kemi qenë në lidhje me nëntokën! Kovaçevski: Me përkrahjen tuaj e rrëzuam regjimin e VMRO-së

Stevo Pendarovski, kandidati për president nga LSDM, në takim me qytetarët e Ohrit, theksoi se njerëzit e opozitës që kërkojnë mandat, janë njerëzit e njëjtë, me të njëjtat ide, të cilët mendojnë që ta udhëheqin shtetit njëjtë siç ishte para 7 viteve, përcjell TV21. Ju them se LSDM asnjëherë nuk do të heq dorë nga vlerat e saj. LSDM çdo herë ka qenë krah me krah me qytetarët edhe gjatë krizave ekonomike, shëndetësore, energjetike, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

“Asnjëherë nuk kemi qenë në lidhje me nëntokën, me krimin. Për t’i munduar oponentët tanë politike nuk montuam procese politike, nuk kemi porositur me telefon 10 apo 11 vjet burg, nuk kemi përgjuar 25 mijë qytetarë tanë”, tha Stevo Pendarovski, kandidat për president, LSDM.

“Arritëm ta rrëzojmë regjimin e VMRO-DPMNE-së dhe ta çlirojmë shtetin nga kthetrat e VMRO-së pas 11 viteve në izolim. Me përkrahjen tuaj, Maqedonia u bë anëtare e NATO-s dhe sollëm vendime të vështira pas 30 viteve dhe filluam negociata me BE”, pohoi Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM.

Siljanovska: Presidenti duhet të flasë më tepër para deputetëve! Mickoski: Pushteti përgatit bojkot të zgjedhjeve më 8 maj

Premtoj se do të veproj ndryshe nga presidenti aktual, tha Gordana Siljanovska Davkova në takim me banorët e Vevçanit. Theksoi se qëndrimi për çështjet kryesore duhet të burojë nga konsensusi brenda shtetit dhe presidenti duhet të ketë qëndrim konsistent dhe komunikim me qytetarët dhe Kuvendin. Pushteti përgatit bojkot të zgjedhjeve më 8 maj, tha Hristijan Mickoski në mitingun parazgjedhor në Koçan. Thirri për bashkim politik dhe shoqëror të të gjithëve, kundër pushtetit. Ai apeloi për dalje masive dhe përkrahje për VMRO-DPMNE dhe koalicionin “Maqedonia jote”.

“Po të fliste presidenti më shpesh para deputetëve, e jo vetëm një herë para Viti të Ri, atëherë do të mundej t’u sugjeronte deputetëve për problemet me të cilët ballafaqohen pensionistët, të rinjtë”, tha Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për president.

“Ata duan të organizojnë një bojkot të heshtur dhe zbutjen e atmosferës. Në atë mënyrë duan që të krijojnë krizë, sepse nuk fitojnë, të paktën t’i shkaktojnë një dëm shtesë Maqedonisë”, dekalroi Mickoski.

Faton Ahmeti nga aktiviteti i forumit të gruas në Tetovë: Mbështetja e qytetarëve motiv për të vazhduar dhe më fuqishëm

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, njëherit kryetar i degës së BDI-së në Tetovë, Faton Ahmeti së bashku me shefin e shtabit komunal Xhemail Jusufi dhe kandidatin për deputet Valon Asani, Rina Ajdari, Merita Mustafai kanë vizituar aktivitetet e forumeve të gruas së “Frontit Europian” në qendër të Tetovës, ku theksoi se mirëpritemi çdo ditë e më shumë nga secila kategori e qytetarëve, dhe të gjithë po na japin motiv dhe energji për të vazhduar edhe më fuqishëm drejt realizimit të aspiratave tona shekullore, siç është integrimi në familjen e madhe të Bashkimit Europian.

“Sot vizitova Forumin e Gruas së “Frontit Europian” në qendër të Tetovës, ku kishin aktivitete të ndryshme të shpërndarjes së materialeve promovuese zgjedhore.
Po mirëpritemi çdo ditë e më shumë nga secila kategori e qytetarëve, dhe të gjithë po na japin motiv dhe energji për të vazhduar edhe më fuqishëm drejt realizimit të aspiratave tona shekullore, siç është integrimi në familjen e madhe të Bashkimit Europian.”

Kasami: Dalje nga Ballkani i Hapur dhe fillim i menjëhershëm i punimeve të rrugës Tetovë – Prizren, këto janë garancitë e VLEN-it në qeverisje

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se opozita VLEN do të ketë kushtet e saj për pjesëmarrje në qeverisje,përcjell TV21. Kasami përmes një shkrimi thotë se VLEN do të kërkojë daljen e menjëhershme të RMV-së nga nisma Ballkani i Hapur, por edhe realizimin e rrugës Tetovë-Prizren brenda 3 viteve.

“Hajdutët po luten të shkojnë në qeveri pa kushte, siç kanë shkuar gjithmonë! Ndërsa VLEN është ndryshe. Dalje nga Ballkani i Hapur dhe fillim i menjëhershëm i punimeve (realizim brenda tre viteve) të rrugës Tetovë – Prizren. Këto janë garancitë që sjell VLEN, pas 8 majit, në qeverisje!”, shkruan Kasami.

Sa janë të sigurt punëtorët në Maqedoni? Vitin e kaluar 15 persona humbën jetën në vendet e punës

15 persona humbën jetën në vendet e punës në vitin 2023. Me rastin e 28 prillit – Dita botërore për sigurinë dhe shëndetin në punë, shoqata e Maqedonisë për mbrojtje në punë, e prezantoi raportin vjetor për fatkeqësi në punë për vitin 2023, përcjell TV21.

“Në Maqedoni këtë vit po mbjellim 15 fidanë për 15 jetë të humbura, 15 persona të vdekur në vendin e punës në Maqedoni. Kjo në vetvete çon në pyetje të shumta, por gjëja më e rëndësishme është se kush do të marrë përgjegjësinë. Sipas ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë, punëdhënësi është përgjegjësi i parë dhe i vetëm për sigurinë dhe shëndetin në punë, por sipas këtij trendi që kemi parë vitet e kaluara, disi kjo përgjegjësi është gjithnjë e më pak. Këtu gjejmë një vërejtje tjetër, ajo është se nëse shteti i qaset seriozisht kësaj pandemie dhe këtij dëmtimi, duhet t’i analizojë më seriozisht këto të dhëna, dhe përveç një organizate, edhe shteti ka detyrim të dalë me të dhënat e veta për atë se sa persona kanë vdekur dhe si e kanë humbur jetën në vendet e punës”, pohoi Millan Petkovski, Shoqata e maqedonisë për mbrojtje në punë.